Connect with us

Lajme nga vendi

Më 14 mars, 24 vite më parë filluan krismat e para në kalanë e Tetovës, ja se si filloj lufta

Published

on

Pikërisht sot më 14 mars, 24 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.

Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës, informon portali “tetova1”.

Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll.

Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001.

Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

Advertisement

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kuvendi vendosi të miratojë ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar

Published

on

Kuvendi sot vendosi me procedurë të shkurtuar të miratojë, ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, të cilat, ndër të tjera, rregullojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në vend të një përqindjeje, ndryshimet përcaktojnë që kur bartësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen të paktën 0,95 përqind të nënshkrimeve nga votuesit e regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve të Njësisë Zgjedhore (NJZ).

Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu se kur bartësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish nga njësitë zgjedhore për votim jashtë vendit, të paktën 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve për ato njësi zgjedhore para personave zyrtarë të PKD-së, përkatësisht zyrave konsullore, në formular të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Pas përcaktimit të rendit të ditës të sallës së Kuvendit, në të cilën pika e vetme është kjo zgjidhje ligjore, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ngarkoi Komisionin amë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisionin Legjislativ dhe Juridik të mbajnë seanca në të cilat do të shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet, dhe më pas ato do të votohen në seancën plenare, vazhdimi i së cilës do të caktohet plotësisht gjatë ditës.

Propozues të ndryshimeve dhe plotësimeve janë deputetët Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, Boban Karapejovski nga ZNAM dhe Saranda Imeri Safai nga koalicioni VLEN. Që të miratohet ligji me procedurë të shkurtuar 65 deputetë votuan pro miratimit të ligjit me procedurë të shkurtuar, ndërsa 17 ishin kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim. Deputetët e LSDM-së të pranishëm në sallë mbështetën miratimin e ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar, ndërsa deputetët e Frontit Evropian dhe partitë e tjera opozitare nga blloku shqiptar ishin kundër.

“Me këtë zgjidhje, po përpiqemi ta mbushim këtë boshllëk ligjor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenet nga Kodi Zgjedhor që përcaktojnë numrin/përqindjen e nënshkrimeve për propozimin e listave të një grupi votuesish, me qëllim futjen e rregullave të caktuara të qarta për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga një grup votuesish në mënyrë që kushtet të jenë të drejta dhe të barabarta në secilën komunë. Kjo është një përpjekje për të sqaruar rregullat zgjedhore të drejta dhe transparente për këto zgjedhje. Theksoj dhe njoftoj se kjo është një zgjidhje e përkohshme për këto zgjedhje dhe se puna për Kodin Zgjedhor përfundimtar do të përfshijë Ministrinë e Drejtësisë, të gjitha strukturat politike përkatëse, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe ekspertët për të sjellë një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme”, tha Micevski, duke shpjeguar zgjidhjen ligjore të propozuar.

Advertisement

Zgjidhja ligjore e propozuar përcakton gjithashtu portalet e internetit në përputhje me Ligjin për Media, i cili, sipas tij, do të rregullonte edhe regjistrimin e mediave elektronike në reklamat e paguara dhe politike.

“Meqenëse ka filluar procesi i dorëzimit të aplikimeve në KSHZ, dhe ka reagime të caktuara nga ky lloj mediash, ne do të ndërhyjmë edhe me një amendament që e njëjta dispozitë të vlejë nga data 11 e vitit 2026. Me këtë, mund t’u lejojmë të gjitha mediave elektronike që marrin pjesë në reklama politike të paguara në këto zgjedhje të kenë të drejta dhe kushte të barabarta dhe më vonë të rregullohen”, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ky ligj e harmonizon atë edhe me Ligjin për Organizimin dhe funksionimin e Organeve të Administratës Shtetërore.

Më parë, KSHZ-ja, në seancën e saj të shtunën e kaluar, miratoi një rezolutë për të nxjerrë jashtë fuqisë Udhëzimet e KSHZ-së të vitit 2024 për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëve në përputhje me Kodin Zgjedhor. Siç deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, ai udhëzim për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve po del jashtë fuqisë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e neneve 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, të cilat përcaktojnë numrin/përqindjen e nënshkrimeve për propozimin e listave të një grupi votuesish.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat