Lajme nga vendi
Ministria bullgare e Transportit: Hekurudha e korridorit 8 drejt RMV-së do të ndërtohet
“Nuk ka interesim nga Bullgaria për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8”, kështu tha Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
Ai tha se e ka denoncuar Bullgarinë tek bankat dhe institucionet evropiane, pasi Qeveria në Sofje ka vendosur që t`i ridestinojë mjetet për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
Nikollovski letrën ua ka drejtuar delegacionit evropian, por edhe Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim, me të cilët është nënshkruar marrëveshja për kredi mbi 300 milion euro për t`u lidhur me fqiun lindor.
Por, Sofja e ka demantuar Nikollovksin.
“Ndërtimi i hekurudhës drejt Maqedonisë së Veriut nuk është anuluar”, thonë nga Ministria Bullgare për Transport.
Sipas tyre, Korridori 8 është prioritet kombëtar për Bullgarinë.
“Spekulime mediatike janë pohimet se Bullgaria anulon seksionin bullgar të Korridorit 8. Linja hekurudhore Radomir – Gjueshevë është në funksion dhe pas përfundimit të pjesës nga Gjuesheve deri në Deve Bair me gjatësi 2.5 km, përmes tunelit ndërkufitar mund të kyçet në rrjetin e operatorit të RMV-së.”
Në komunikatë thuhet se Ministria e Transportit me vite të tëra bënë përpjekje për zhvillimin e Korridorit 8 që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Sipas tyre, nga 1.220 kilometra të hekurudhës, më shumë se gjysma apo 747 km janë në Bullgari, kurse kanë mbetur të ndërtohen vetëm 2.5 kilometra. Duke bërë krahasimin, nga Ministria Bullgare e Transportit, thonë se pjesa që mungon në territorin e RMV-së është afërsisht 70 km.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

