Sport
GJUHA SHQIPE NUK PËRFILLET NË FFM!?
Kuvendi i rregullt zgjedhor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë me 65 vota të kuvendarëve të pranishëm zgjodhi kryetari dhe Këshillin Drejtues prej 14 anëtarëve me mandate 4 (katër) vjeçar, ndërsa edhe katër anëtar tjerë të Këshillit Drejtues u kooptuan me propozim të kryetarit Omeragiq. Kuvendi i votoi edhe të gjitha organet dhe komisionet , krejt këto u votuan me 65 vota pa asnjë votë kundër .
Çka të thuhet për përfaqësimin e kuadrove shqiptare. Kuvendi votoi 3 anëtarët e Këshillit Drejtues në vend të 4 anëtarëve sipas marrëveshjes nga Kuvendi i 14 dhjetorit 2002 kur në krye të FFM erdhi Haralampije HaxhiRistevski dhe ky parim është zbatuar pa asnjë vërejtje dhe kështu deri më 15 mars 2025 kur kjo marrëveshje nuk u përfill dhe përfaqësuesi i LFK Tetovës nuk mori votat e duhura.
Çka tè thuhet për implementimin e gjuhës shqipe, kur në këtë Kuvend nuk u dëgjua asnjë fjalë edhe pse nga viti 2012 në Statutin e FFM krahas gjuhës Maqedone dhe shkrimit cirilik ekziston edhe gjuha dhe alfabeti shqip. Në komisionin për përpilimin e Statutit në vitin 2012 ishin Pajazit Sheapi nga Gostivari dhe Salim Abdyli nga Kumanova, ndërsa si anëtar i jashtëm në komision ishte pikërisht kryetari aktual Masar Omeragiq si dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. Por fatkeqësisht gjuha shqipe nga viti i ri 2025 nuk përfillet edhe te faqja zyrtare e FFM !?
Pra në nenin 15 të statutit thuhet: “Gjuha zyrtare e FFM-së është gjuha Maqedone .
Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, gjuhët e tjera zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.
Në pyetjen drejtuar kryeministrit të Maqedonisë Hristijan Mickovskit gjatë qëndrimit në Jegunovc, pse nuk zbatohet dy gjuhësia në asnjë Federatë Sportive, ai u përgjigje “Do të duhet ti pyetni ata këtë dua të them. Por ligji për gjuhët duhet të respektohet”.
Dilema mbetet se pse nuk janë përfill këto parime, a thua vallë përfaqësuesit shqiptar nga Lidhjet Futbollistike Komunale bisedat me mandatarin i kanë zhvilluar çdo njeri individualisht pa një koordinim paraprak të përbashkët dhe më e keqja të jetë nuk kishte asnjë reagim në Kuvend për këto lëshime serioze e mos të flasim se përfaqësimi adekuat nëpër komisione është simbolike.
Sport
BERAT IMERI: NË KRATOVË PËR REZULTAT POZITIV
Java e 11-të e Ligës së Parë hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit dhe Shkëndijës së Haraçinës.
Skuadra vendase në 10-të xhirot e zhvilluara ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa Shkëndija Haraçinës 14 pikë.
Kjo do të thotë se dy ekipet do të luajnë pa kalkulime për të fituar tre pikët shumë të vlefshme për t`i ikur zonës së rrezikut.
Trajner i haraçinasve Berat Imeri për Tv Koha tha se në Kratovë udhëtojnë për një paraqitje pozitive.
‘’Në tre ndeshjet e fundit arkëtuam një pikë edhe pse patëm rival relativisht më të fortë se ne , edhe pse ne me pikët jemi ok nga mesi i tabelës . Përveç 20 minutave të para kundër Strugës , unë mendoj se në të gjitha ndeshjet tjera kemi qenë aty, aty me kundërshtarët tonë. Edhe pse kundërshtarët ishin pak më lartë se ne me kualitet . Por mendoj se do mundohemi pikërisht këtë aspektin psikologjik të cilën e kemi në fillim të ndeshjes ta përmirësojmë dhe që nesër në Kratovë t shkojmë të bëjmë paraqitje pozitive, të japim maksimumin dhe pse jo të kthehemi me rezultat pozitivi‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri
Trajneri Berat Imeri nuk fsheh ambicjet nga ndeshja në Kratovë. Do të ishte i kënaqur edhe më nje barazim, por sipas tij, skuadra çdoherë synon fitoren.
‘’Ne çdo ndeshje e përgatisim për fitore. Ne dimë forcën e kundërshtarit. Sileksi është një ekip shumë serioze një ekip me përvojë e cila disa vite me radhë ka të njëjtin ekip, të njëjtin trajner. Ne do shkojmë atje për ta fituar ndeshjen, por besoj që edhe me barazim do jemi të kënaqur ‘’ tha trajneri Imeri
Të dielën mbyllet java e 11-të me ndeshjet Arsimi – Bregallnica që fillon në ora 12:00 dhe Tikveshi – Bashkimi që fillon në ora 14:00.
Sport
NBA: NISI SEZONI I 81-të, NUK MUNGOI SPEKTAKLI!
Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve hapëse në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Sezoni i ri i Ligës Profesionale Amerikane të Basketbollit (NBA, e 81-ta me radhë, nisi të martën.
Legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, është transferuar te Filadelfia, qendra greke Janis Adetokumbo ka kaluar te Majami, ndërsa Kavai Leonard është rikthyer në Toronto. Gjatë verës, skuadrat kanë ndryshuar edhe rreth dhjetë basketbollistë të tjerë që janë përzgjedhur për ndeshjen All-Star, shumica prej të cilëve kanë qenë pjesë edhe e pesësheve më të mira të NBA-së.
Synimi i të gjithëve është i njëjtë – ta zbresin Njujork Niksin nga froni i kampionit.
Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, fitore në cilësinë e vendasit kanë realizuar Uashingtoni në përballjen me Millvokin , Toronto ndaj Çikagos , Memfisi ndaj UTAH, Hjustoni ndaj Dallasit, Lakers ndaj Golden State , Portland kundër Feniksit dhe Klipers ndaj Sakramentos.
Ndërkasq si mysafirë fitore kanë realizuar Atlanta ndaj Orlandos , Sharlote ndaj Bruklyn , Minnesota ndaj Miamit dhe Indiana në përballjen me Nju Orleans.
Raundi i dytë i kampionatit amerikan NBA vazhdon nesër dhe pasnesër me ndeshjet e raundit të dytë ku pritetn ndeshje spektakolare.
REZULTATET E NBA-së
Orlando – Atlanta 125-132
Uashington – Milwaukee 128-116
Brooklyn – Sharlotte 103-110
Miami – Minnesota 106-131
Toronto – Chicago 135-92
Memphis – Utah 123-103
Nju Orleans – Indiana 120-123
Houston – Dallas 128-110
Lakers – Golden State 127-105
Portland – Phoenix 124-83
Clippers – Sacramento 121-96
Sport
CHAMPIONS: NDESHJE SPEKTAKOLARE NË “ALLIANZ ARENA”
Mbrëmja e së mërkurës në UEFA Liga e Kampionëve ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku u regjistruan 34 gola , përmbysje e por edhe zhgënjime . Pas kompletimit të tre xhirove të fazës së ligës pesë ekipe kryesojnë me nga 9 pikë
Vëmendja kryesore e të gjithë adhuruesve të futbollit ishte e përqendruar në “Allianz Arena” të Munihut, në sfidën super-derbi mes Bayern Munih dhe Arsenalit,. Dy gjigantët e futbollit evropian dhuruan një përballje fantastike që përfundoi në barazim 2-2. Anglezët kaluan të parët në avantazh me anë të Eberechi Eze në minutën e 25-të, por bavarezët u përgjigjën shpejt duke barazuar me Alphonso Davies në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë, Harry Kane përmbysi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë për Bayernin në minutën e 61-të, por Arsenal nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit 2-2 falë një goditjeje të saktë nga Declan Rice tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Real Madridi tregoi edhe një herë forcën e tij absolute në “Santiago Bernabéu”, duke mposhtur bindshëm RB Leipzigun me rezultatin e thellë 4-1. Për madrilenët shënuan Bernardo Silva, Arda Güler, Kylian Mbappé dhe Yan Diomandé, ndërsa golin e vetëm për gjermanët e realizoi Gomis.
Fitore mjaft të rëndësishme arriti edhe Interi që mposhti me rezultat minimal 1-0 Shakhtar Donetskun në një përballje mjaft me taktika. Me të njëjtin rezultat 1-0, Real Betisi triumfoi në shtëpi përballë holandezëve të Feyenoord.
Aston Villa vazhdoi ecurinë e saj pozitive duke mposhtur 3-1 norvegjezët e Viking në shtëpi, ndërsa belgët e Club Brizh dominuan plotësisht ndaj francezëve të Lens duke fituar me shifrat e pastra 3-0. Befasia më e madhe e kësaj mbrëmjeje u regjistrua në Lisbonë, ku austriakët e LASK arritën të përmbysnin Sportingun e Lisbonës dhe të merrnin një fitore të madhe me rezultatin 3-2 në transferta, duke mbyllur kështu një mbrëmje të magjishme të Ligës së Kampionëve. Como befasoi Mançester Junajtedin duke deklasuar me rezultatin 4-1, ndërsa Lille në cilësinë e vendasit pësoi 2-4 nga Gallatasaray.
Pas kompletimit të raundit të tretë pesë ekipe kryesojnë me nga 9 pikë maksimale si PSZH, Aston Villa, Liverpulli, Real Madridi dhe Betisi
Raundi i katërt i fazës së ligës në UEFA Liga e Kampionëve vazhdon më 3 dhe 4 nëntor.
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga bota2 months agoRusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë

