Lajme nga vendi
Protesta në Koçan, sulmohet objekti I komunës (VIDEO)
Gati se i gjithë Koçani sot është në protestë. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e deri tani, 59 personave nga djegia e diskotekës “Puls”. Në protestë protestuesit brohoritën “vrasës, vrasës”.Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku $lluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov.Në ndërkohëRreth 30 orë pas tragjedisë që tronditi jo vetëm qytetin e tij, por mbarë Maqedoninë dhe botën, jep dorëheqjen kreu i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov. Paralajmërimi për dorëheqje ishte deklarata e parë dhe e fundit publike e Papazovit, pas zjarrit në klubin e natës “Pulse” ku mbetën të vdekur 59 persona ndërsa mbi 150 të tjerë u lënduan. Kreu i Koçanit dje nuk u duk fare në vendin e ngjarjes, nuk pati asnjë prononcim dhe ishte i pakapshëm për mediat. Dorëheqjen e paralajmëroi në rrjetet sociale. Papazov theksoi se dorëheqjen e jep për arsye morale, sepse siç thonë nuk ka kompetenca sa i përket ngjarjes tragjike.“Duhet të hetohen të gjitha detajet, të zbulohen të gjitha mangësitë, ndërsa të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Edhe pse në bazë të ligjit nuk kisha kompetenca direkte në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, përfshirë për veprimet e mia personale…Nëse ekziston çfarëdo dyshimi për përgjegjësinë time, i bëj thirrje prokurorisë ta hetojë atë dhe të veprojë në bazë të ligjit”, ka shkruar Lupço Papazov, Kryetar i Koçanit në dorëheqje.Kryeministri Mickoski përsëriti se kreu i Koçanit nuk ka kurrfarë përgjegjësie ndërsa dorëheqjen e jep për arsye morale. Mickovski fajin për të gjitha parregullsitë ia faturoi veprimeve të institucioneve në të kaluar. Ai përsëriti se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje por se test për kredibilitetin e tij do të jenë zgjedhjet e ardhshme.“Kreu i Komunës pa kurrfarë përgjegjësie është i virtytshëm prandaj dha sot dorëheqjen, në këtë situatë asgjë nuk varet nga ai…mund të ma hidhni mua fajin, ja unë jam fajtor…objekti është legalizuar në përputhje me ligjin për legalizimin e ndërtimeve joligjore në vitin 1999 dhe 2014, objekti fillimisht ka marrë leje ndërtimi ndërsa në 2014-në është riformuar parcela dhe në përpikëri elaborati përputhet me ligjin..”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Lajme nga vendi
MINISTRIA E DREJTËSISË: JEMI PËR DIALOG – POR VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS!
“Ministria e Drejtësisë e respekton të drejtën për protestë si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Shprehja e lirë e qëndrimeve dhe iniciativave përmes tubimeve publike përbën një segment të rëndësishëm të shoqërisë demokratike dhe kontribuon në avancimin e dialogut publik – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, pas protestës së sotme të studentëve.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate thotë se me keqardhje konstaton se protesta e sotme edhe një herë tregoi përpjekje për manipulim të qytetarëve nga struktura politike që për më shumë se dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e gjendjeve të këqija në sistemin e drejtësisë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto veprime hapin dyshime për përpjekje për manipulim publik dhe instrumentalizim përmes nxitjes së çështjeve të ndjeshme, si dhe përdorimit të dukshëm të retorikës etnike për arritjen e qëllimeve afatshkurtra politike.
Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është evidente edhe mungesa e përdorimit të simboleve shtetërore në protestën e sotme, gjë që, sic thonë, vë në pikëpyetje kapacitetin demokratik të organizatorëve dhe qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Sa i përket kërkesave lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë edhe një herë thekson dhe konfirmon se ai zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Bëhet fjalë për një provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por një mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv me të gjitha palët e interesuara dhe i shqyrton me kujdes të gjitha iniciativat dhe propozimet, ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore.
Nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim të Kushtetutës dhe ligjeve. – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
PROTESTA E STUDENTËVE: AKUZA E KUNDËRAKUZA VLEN – BDI!
I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! – kështu ka shkruar në Facebook, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke pohuar se elita milionere e ish-pushtetit, e cila, sic thotë, tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.
Por, pas takimit me zyrtaren e Ambasadës Amerikane në Shkup, një nga krerët e koalicionit VLEN u prononcua edhe para gazetarqëve.
Protestën e studentëve e kanë ndjekur edhe deputetë e zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se në protestën e studentëve ka qenë si ligjerues, si prind po edhe si politikan.
“Ishte një vorbull emocionesh. Nga njëra anë u ndjeva krenar. Krenar për një gjeneratë që nuk bën kompromis për dinjitetin e vet.
Po në të njëjtën kohë u ndjeva edhe keq. Keq për ku e kanë sjellë disa politikanë shqiptarë këtë popull në pak vite” shkruan Osmani duke potencuar, sic thotë, prapa këtij degradimi ka emra dhe mbiemra konkret, të cilët, sipas tij, kanë me mbet në faqet e errëta të historisë.
Ka reaguar edhe Arbër Ademi i BDI-së, pas publikimit të pamjeve nëpër rrjetet sociale ku një qytetarë i kërkon të largohet nga protesta.
Personin në fjalë, Arbër Ademi e ka identifikuar si aktivist të Izet Mexhitit, duke pohuar se ky provokim ishte për kamera duke dashur të kompromitohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.
“VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.
Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë” – thuhet në postimin e Arbër Ademit.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë konfiskon ilaçe të padeklaruar të fshehura në një autobus nga Kosova
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

