Connect with us

Lajme nga vendi

Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,29 % në raport me vendimin e datës 10.03.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,916 den/kg dhe tani do të jetë 41,345 den/kg.

Nga data 18.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,345 (denarë/kilogram).

Advertisement

Lajme nga vendi

Jetëgjatësia rritet, por Maqedonia e Veriut po zbrazet! Saraji dhe Çairi kryesojnë me rritje natyrore pozitive në vend

Published

on

Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe në vitin 2024 ka arritur mesatare në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rënie të popullsisë për shkak të rritjes natyrore negative.

Sipas të dhënave nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një rënie të popullsisë prej 4.140 banorësh. Vetëm rajoni i Shkupit ka shënuar rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve.

Jetëgjatësia mesatare është rritur nga 75,32 vjet në vitin 2023 në 76,63 vjet në vitin 2024. Gratë jetojnë më gjatë, me një mesatare prej 78,86 vjetësh, ndërsa burrat 74,48 vjet.

Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, vendi ka pasur rritje natyrore negative. Vetëm brenda një viti, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për rreth 700, nga 16.737 në vitin 2023 në 16.061 në vitin 2024. Në dhjetë vitet e fundit, lindjet kanë rënë nga 23.002 në vitin 2016.

Rajoni i Shkupit ishte i vetmi me rritje pozitive natyrore, veçanërisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe natyrore u regjistrua në Novosellë (-14.8), Novac (-13.7), Nagoriçan i Vjetër (-13.6) dhe Kratovë (-12.8).

Advertisement

Shkaqet më të shpeshta të vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (36.6%), kanceret (19.6%) dhe sëmundjet endokrine e metabolike (7.7%).

Vitin e kaluar, numri i martesave ka rënë për 1.600 dhe ka arritur në 11.066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, duke arritur në 2.024. Mesatarisht, në nivel shtetëror janë regjistruar 183 shkurorëzime për 1.000 martesa, me normën më të lartë në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -14 deri -6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -4 deri 6 gradë celsius.

Për ditën e shtunë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet buxheti i Tetovës, mbi 17 milionë euro për projekte kapitale

Published

on

Me 27 vota pro, Këshilli Komunal ka miratuar buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2026. Propozim-buxheti kap vlerën mbi 44 milionë euro, nga të cilat rreth 17 milionë euro janë të dedikuara për projekte kapitale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se buxheti për vitin 2026 është më i madh krahasuar me vitin paraprak dhe se bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor.

“Për herë të parë, rreth 40 për qind e buxhetit është e dedikuar për investime kapitale. Në buxhetet e mëparshme, 70 deri në 80 për qind shkonin për paga dhe shpenzime operative. Ky buxhet parasheh ndërtimin e shkollave të reja, pishina, rrugë, kanalizim, ujë të pijshëm dhe projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi se janë paraparë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e një rruge të re në fshatin Shipkovicë, e cila do të jetë pjesë e lidhjes rrugore Tetovë-Prizren.

“Në Shipkovicë do të ndërtohet një qarkore, në mënyrë që rruga të mos kalojë përmes fshatit, pasi rruga ekzistuese nuk i plotëson kushtet. Janë ndarë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e kësaj qarkoreje. Segmenti nga Tetova deri në Shipkovicë i plotëson kushtet, ndërsa pjesa nga Shipkovica drejt fshatrave të tjera do të zgjerohet”, shtoi Kasami.

Këshilltari nga Lista Më Mirë për TetovënAgron Arifi, kritikoi disa zëra të buxhetit, duke theksuar se në të janë përfshirë mjete për rrugë që, sipas tij, janë realizuar gjatë fushatës zgjedhore.

Advertisement

“Bëhet fjalë për projekte që janë realizuar gjatë vitit 2025 dhe që do të paguhen nga buxheti i vitit 2026. Gjithashtu, kemi punësime me kontrata në Komunën e Tetovës, me një vlerë rreth 570 mijë euro. Propozova një amendament për rregullimin e fushës sportive në Gjimnazin ‘Kiril Pejçinoviç’, por nuk u pranua me arsyetimin se aty do të ketë investim privat”, tha Arifi.

Gjatë seancës, këshilltarët e Aleanca Kombëtare për Integrim akuzuan se edhe për vitin 2026 është paraparë një buxhet i konsiderueshëm për punësime, të cilat i cilësuan si punësime të militantëve partiakë. Këto akuza u hodhën poshtë nga kryetari Kasami, i cili deklaroi se në Komunën e Tetovës askush nuk merr pagë pa kryer punë. Po ashtu, këshilltarët e AKI-së kërkuan që të ndahen mjete edhe për rrugën në fshatin Gajre, duke theksuar se ajo është lënë në harresë dhe ndodhet në gjendje të rënduar infrastrukturore./TV KOHA/

Continue Reading

Më të lexuarat