Lajme nga vendi
Kamioni me targa të Kosovës rrokulliset në rrugën Bllacë-Shkup

Një kamion me targa të Kosovës, respektivisht me targa të qytetit të Gjilanit, është rrokullisur rrugën Bllacë-Shkup, pak para tunelit, shkruan TV21. Në vendin e ngjarjes ka disa persona, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. TV21 tashmë ka kontaktuar autoritetet për rastin në fjalë dhe jemi në pritje informacioneve shtesë në lidhje me rastin.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1686125455328177/?ref=embed_video
Lajme nga vendi
VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes

Zëdhënësi i VLEN Driton Sulejmani, në konferencë për shtyp foli sërish për çështjen e regjistrimit, i cili është akualizuar sërish ditëve të fundit, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Entit Shtetëtor për Statistika, që popullsia të ndahet si rezidente dhe jorezidente.
Sulejmani tha se për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI me politikat e saja destruktive nuk solli zhvillim, por boshatisje.
“Jo vetëm që i shtyu qindra mijëra shqiptarë drejt mërgimit, por me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, i fshiu edhe ata që mbetën. Regjistrimi u kthye në mjet për të minuar realitetin e shqiptarëve në vend, ndërsa drejtuesit e BDI-së zgjodhën të heshtin, si gjithmonë, përballë një krimi të ri politik. Por heshtja nuk mjafton për të ikur nga përgjegjësia. Populli shqiptar pret përgjigje: pse u pranua që mërgata shqiptare të trajtohet si “jorezidente”, kur ajo mban gjallë ekonominë dhe mbështet familjet me sakrificë të përditshme?”.
“Ashtu siç premtuam, koalicioni VLEN çdo ditë do ta zbardhë të vërtetën e dhimbshme të një procesi që duhej të ishte pasqyrë e realitetit, ndërsa u shndërrua në një mashtrim dhe tradhti poshtëruese e BDI-së ndaj shqiptarëve. Shembujt e radhës së manipulimit janë të qarta dhe të dokumentuara, e sidomos në rrethin e Strugës: Në fshatin Ladorisht, janë regjistruar vetëm 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 qytetarë, apo mbi 1.000 më shumë. Në Veleshtë, janë regjistruar 2.196 banorë, por votuan 2.377, apo rreth 200 më shumë. Në Livadhi, sërish rezulton më shumë votues sesa banorë të regjistruar”.
“A me këso veprime synuat zbehjen e prezencës shqiptare në vend? Tani shtrohen pyetjet tjera që BDI nuk guxon t’i shmanget assesi: Pse u nënshkrua një metodologji që ul numrin e shqiptarëve në vend? Pse nuk u mbrojt kontributi i diasporës në jetën e këtij shteti? Pse pranuat të ndahen shqiptarët jashtë vendit nga pjesa tjetër e kombit?”, tha ai.
Lajme nga vendi
Mendi Qyra shpall kandidaturë për Komunën e Strugës: Ftoj partitë politike të më mbështesin

Afaristi Mendi Qyra do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon mbështetjen e qytetarëve dhe partive politike.
Qyra thotë se vendimi i tij për të kandiduar për kryetar të Komunës së Strugës nuk është garë për pushtet, por vullnet për ndryshim.
“Nuk është hap që e kam marrë kokë më vete, por më është kërkuar çdo ditë. thirrje nga të rinjtë që duan të jetojnë në vendlindje dhe qytetarët që duan menaxhim me përgjegjësi. Nuk vij si shpëtimtar, pasi Struga nuk ka nevojë për hero, por për punë të ndershme, për guxim që të ndryshojmë atë që nuk funksionon. Vij me vizion të qartë për zhvillimin. Kandidatura nuk është garë për pushtet, por thirrje për bashkim për ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën”, tha Qyra
Ai tha se programi i tij do të bazohet në transparencë dhe drejtësi për të gjithë, zhvillim dhe investim në infrastrukturë, si dhe përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur me çdo qytetar.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve, afaristëve, organizatave joqeveritare, çdo individi, si dhe partive politike që të më mbështesin në kandidaturën tim”, tha mes tjerash Qyra.
Lajme nga vendi
NË DURRËS PËRFUNDOI TURNEU JUBILAR ‘’VLLAZNIMI CUP 2025’’

Turneu tradicional i 20-ti me radhë ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ku morën pjesë mbi 60 ekipe të grupmoshave nga U-9 deri në U-15 nga rajoni. Organizatori të gjitha ekipet pjesëmarrëse u nderuan me mirënjohje në shenjë respekti ndërsa ekipet fituese u shpërblyen me Kupa medalje dhe mirënjohje .
Turneu ndërkombëtar i futbollit për fëmijë nga mosha 9-15 vjeç dhe vajza pas pesë ditëve garimi, dje në stadiumi ‘Niko Dovana’ në Durrës me ceremoninë e shpalljeve të më të mirëve zyrtarisht përfundoi edicioni jubilar i 20-ti me radhë ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ku të pranishëm krahas ekipeve pjesëmarrëse ishin përfaqësues të Federatës së Futbollit Shqiptar, përfaqësues të kompanive që kamë përkrahur këtë event tradicional në një ceremoni u ndajtën trofetë për ekipet fituese në të gjitha grup-
Kryetari i Shoqatës Vllaznimi, Idriz Gashi falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës , Greqia dhe Shqipëria, tha se më e rëndësishme është që fëmijët janë të kënaqur nga aktiviteti ajo që është më e rëndësishme kishte ekipe nga të gjitha vendet shqip folëse dhe se
‘’E veçanta e Turneut si çdo vit kemi ekipe të ndryshme kemi ekipe nga shtete të ndryshme, sivjet kishim nga Greqia kemi kaluar shumë mirë me ata janë një ekip shumë i mirë i përgatitur’’ . deklaroi organizatori Idriz Gashi
Sa i përket motos ë këtij turneu ndërkombëtar si gjithmonë edhe kësaj radhe ishte ‘’Të ndryshëm por të barabartë’’. Këtë e pohoi edhe ideatori i këtij eventi.
‘’ Të ndryshëm por të barabartë’’ sepse në fushë kjo është kënaqësia se nuk dallohen kush janë shqiptarë nga Greqia, Nga Maqedonia, nga Presheva , nga Bujanoci janë të gjithë një lloj. Sot fëmijët kanë një përparësi pasi nëpërmjet telefonave kanë mësuar edhe anglishten dhe gjithë komunikojnë anglisht është gjëja më e mirë që ne nuk e kishim mundësinë ata e kanë mësuar. Kështu që kënaqësia jonë është që fëmijët janë shoqëruar, kanë luajtur bashkë dhe do të kenë një njohje edhe më të gjatë mes këtij aktiviteti’’ tha organizatori Idriz Gashi.
Nga rajoni i Pollogu në kºtë turne tradicional ‘’Vllaznimi Cup 2025’’ ishin ekipe nga shkolla fillore e Istikballit me koordinatorin Habil Livoreka dhe trajnerët Meriton Halili me grup-moshat U-13 që e fituan vendin e dytë dhe trajneri Hakan Mustafa me krup moshat U-11 që e fituan vendin e tretë. Ashtu si edhe Drita e Bogovinë me dy ekipe të grupmoshave të reja që patën paraqitje të kënaqshme Futbollisti Leard Salihu i ekipit të Istikballit me 16 gola të shënuar ishte golashënuesi më i mirë i turneut dhe nga organizatori u nderua me një kupa speciale. Organizatori me një dhuratë speciale nderoi edhe gazetarin e TV Koha Shabani Sinani i cili ishte i pranishëm në ceremoninë mbyllëse të këtij turneu ndërkombëtar të futbollit për grup moshat e reja me Kupa speciale nderoi të gjitha donatorët ata që kishin përkrahur Turneun Jubilar



-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve