Connect with us

Lajme nga vendi

Rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Published

on

Ka filluar seanca kryesore e rigjykimit për spitalin modular në Tetovë, e cila deri më tani është shtyrë katër herë. Drejtorët e atëhershëm Florin Besimi dhe Artan Etemi, të cilët akuzohen për veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”, u deklaruan të pafajshëm.

Gjithashtu përfaqësuesi i personit juridik ISHP Spitali Klinik për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” deklaroi se nuk ndihen përgjegjës. Pas deklarimit, gjyqtari i ri kryesor, Rexhep Musa, dha pauzë prej gjysmë ore.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Gostivar vendosi në prill të vitit 2024 për rigjykim të dy ish-drejtorëve dhe Spitalit Klinik si person juridik. Procesi ishte dashur të fillonte më 26 qershor 2024, por u shty për në 25 shtator 2024, më pas në 5 nëntor 2024 dhe në 15 janar 2025.

Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore e Tetovës shqiptoi dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali Klinik është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, ndërsa gjykata vendosi të lirojë Boban Vuçevskin dhe Spitalin Klinik për veprën penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore”.

Sipas aktgjykimit, të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, me kusht, ndërsa dënimi me burg nuk do të kryhet nëse të pandehurit nuk kryejnë vepër të re brenda tre viteve.

Advertisement

Për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, më 27 korrik 2022, Prokuroria pas dhjetë muajsh të procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat