Connect with us

Lajme nga vendi

Koçani sot i nderon për herë të fundit të vdekurit nga zjarri

Published

on

Në Koçan sot do të nderohen për herë të fundit të vdekurit nga zjarri në klubin e natës “Puls”. Në shesh ende ka qytetarë të cilët ndezin qirinj dhe regjistrohen në librin e zisë.

Ceremonia e varrimit në Koçan do të mbahet në orën 12:00 dhe me të cilën do të udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit z.z. Stefan.

Ceremonia e varrimit do të mbahet me protokolle të veçanta, ndërsa në dhe rreth vendeve të varrezave do të shpërndahen një numër i madh i ekipeve të mjekëve dhe ujë për pije.

Në portën hyrëse te varrezat do të qëndrojnë priftërinj nga Koçani të cilët do t’i lënë prindërit me më të afërmit e tyre. Të gjithë qytetarët e tjerë të pikëlluar luten të qëndrojnë jashtë portave të varrezave dhe të nderojnë viktimat me dinjitet, pa shtyrë apo rrezikuar sigurinë e tyre apo të të pranishmëve.

“Pas ceremonisë së varrimit, por edhe në ditët në vijim, të gjithë qytetarët e pikëlluar gradualisht, një nga një, do të mund të shkojnë në vendpushimet e përjetshme të viktimave, të luten për shpirtrat e tyre, të vendosin lule dhe të ndezin qiri”, bëri thirrje sot në mëngjes drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Advertisement

Sot ceremoni varrimi do të mbahen edhe në Shtip, Obleshevë dhe Shkup.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.

Lajme nga vendi

Gjatë javë priten reshje bore në viset malore në Maqedoni

Published

on

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu, përcjell TV21. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

“Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë të përkohshme. Temperatura do të bjerë ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundjavës pritet stabilizim i motit dhe rritje e ngadalshme e temperaturave ditore”, thonë nga DPHM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Published

on

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dje në fshatin malor Vicë të Tetovës u mbajt Dita e Patates

Published

on

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e fermerëve të Sharrit dhe prodhuesve të produkteve bujqësore, në fshatin Vicë, u mbajt manifestimi i dytë me radhë, Dita e Patates së Vicës.

Në eventin e djeshëm u ekspozuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me theksin kryesor pataten e Vicës, e cila bashkë me kaçamakun tradicional dhe groshën u servuan për të pranishmit.

“Ne si prodhues e kemi edhe trashëgimi prej prindërve. 28-30 tonë në vit nxjerrim nga të mbjellat, por ka fshatarë të tjerë që mbjellin edhe më shumë. Tërë fshati jeton nga patatja e Vicës, andaj edhe në treg dua që të mos keqpërdoret emri i patates Vicës, por të shitet kualiteti”, tha Refik Arifi, Kultivues i patates.
“Qëllimi i këtij manifestimi është ta promovojmë Mali

n Sharr si Park Kombëtar. Ta kthejmë qengjin e Sharrit si më i shijshmi, por edhe djathin si brend të Sharrit por gjithsesi edhe racën e deles së Sharrit”, shtoi Mome Mlladenovski, Kryetar i kooperativës bujqësore Ovçepolka.
Fermerët e Sharrit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të rrisë subvencionet, gjë që do ndikonte në rritjen e prodhimit dhe cilësisë.

“Problemi primar është çështja e subvencioneve. Subvencioneve duhet të bëhen në një datë sepse e dini gjithë blegtorët në një shkurt duhet t’i kemi të sigurta subvencionet, sepse shkaku i saj fermerëve iu rritet çmimi i ushqimeve”, tha Naser Xhemaili, Kryetar i fermerëve të Sharrit.

Advertisement

Manifestimi që për të dytin vit me radhë organizohet në fshatin malor Vicë të Tetovës, organizohet nga kooperativa “Sharri”, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata evropiane e të njëjtës veprimtari./Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat