Sport
KUALIFIKUESET E BOTËRORIT, SHQIPËRIA – ANDORA NË AIR ALBANI

Kualifikimet për Kampionatin Botërorë të futbollit që mbahet Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2026 vazhdojnë sonte me gjashtë ndeshje të raundit të dytë. Kombëtarja shqiptare në Grupin K, sonte në stadiumin ‘’Arena Kombëtare ‘’ në ora 20 e 45 do të përballet me Andorrën .. Pas disfatës së pësuar ndaj Anglisë në “Wembley”, Shqipëria do të hyjë nesër në fushë me objektivin e vetëm që është fitorja. Kuqezinjtë shikohen si favoritë absolutë në sfidën e sotme. Po n; grupin K sonte përballen edhe Angli- Letoni. Ndërsa në ndeshjet tjera sonte takohen : Lituani – Finlandë, Bosnjë Hercegovina – Qipro, Poloni – Maltë dhe San Marino – Rumani
Sport
NË 1/8 E FINALES PËRBALLEN CHELSEA – BENFIKA DHE FLAMENGO- BAYERN

Kampionati Botërorë i futbollit për klube vazhdon sipas orarait që kanë përcaktuar organizatorët, Në 1/8 e finales do të përballen Chelsea – Benfika dhe Flamengo- Bayern
Çellsi u kualifikua për në 1/8 e finales të Kupës së Botës për Klube , pasi mposhti Esperance de Tunis 3-0 në Lincoln Financial Field, duke regjistruar fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit pa pësuar gol.
Në një ditë nxehtë në Filadelfia, ekipi i Enzo Marescas – pa Cole Palmer e Pedro Neto – pati vështirësi në fillim, por arriti të zhbllokon rezultatin së pari mme golin Tosin Adarabioyo në fund të pjesës së pare dhe me dy golat Liam Delap dhe Tyrique George në pjesën e dytë.
Nga ana tjetër ekipi portugez ka befasuar Bajern Munihun duke mundur me rezultatin 1-0, me një gol të vetëm që e ka realizuar Andreas Schjelderup. Ndeshja mes Los Anxhelos – Flamengo ka përfunduar me barazim 1-1, ashtu si edhe takimi mes Aukland Citi – Boka Junors që përfundoi me barazim 1-1
Në raundin tjetër përballen Chelsea – Benfika dhe Flamengo- Bayern
Lajme nga vendi
NË TETOVË ZYRTARISHT NISI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Me katër ndeshje para që u zhvilluan në para ditën e sotme zyrtarisht filloi Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë që mbahet në sheshin ‘Ilirija ‘ në Tetovë
Me ndeshjen mes reprezentacionit të Turqisë dhe atij të Shqipërisë, sot në sheshin “Ilirija” në Tetovë filloi Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë, për kategoritë nën 22 vjeç, ku marrin pjesë ekipe nga gjashtë vende të rajonit si Shqipëria, Kosova, Rumunia, Moldavia, Turqia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut. Shqipëria në këtë kampionat prezantohet me ekip të re si në kategorinë e djemve ashtu edhe në at të vajzave që pritet të jenë e ardhmja e ardhmja e vendit. Këtë për televizionin Koha e deklaroi trajneri i reprezentacionit Emiljan Xhebrahimi pas ndeshjes ku pësuan disfatë kundër Turqisë
‘ Humbëm kundër një ekipi që është shumë më lartë se neve normalisht janë , Neve i kemi të dy grupmoshat shumë të ri po mendojmë për perspektivën , për të vazhduar më tej. E kemi nisur me këto që përherë të parë e përfaqësojnë Shqipërinë deh janë të gjithë nën 20 vjeç. Këtu janë të katërt përveç njërit që është pak më i madh, tre të tjerët janë nën 20 vjeç.. Duam të nisim një projekt me këtë grupmoshë , në Shqipëri kemi edhe dy grupmosha tjera që do mundohemi të vazhdojmë këtë punë, prandaj edhe rezultati ishte i atill ‘ deklaroi trajneri Emiljan Xhebrahimi
Sa i përket pritjes dhe përkrahjes nga tetovarët trajneri Xhebrahimi tha se kjo është kënaqësia më e madhe
‘Normalisht kjo ishte kënaqësia më e madhe, vijmë këtu si shqiptarë që të mblidhemi të gjithë së bashku këtu dhe të përfaqësojmë denjësisht duke parë që neve siç thash edhe më parë e kemi grupmoshën shumë të vogël në krahasim me ekipet e tjera ‘tha Xhebrahimi
Volejbollistja shqiptare Sonja Sulejmani tha se është e mahnitur nga mikpritja këtu në qytetin e Tetovës, ndërsa sa i përket garave tha se do të mundohen të paraqiten denjësisht .
‘ Jemi pritur shumë mirë sidomos se gjuha flitet shqip edhe këtu. Jemi ndjerë tamam si në shpinë tonë. Neve nuk kemi ardhur me një qëllim të caktuar, për të dal në vend të caktuar por sigurisht presim të përfaqësohemi denjësisht si çupat si çunat dhe pse jo të fitojmë ndeshjet‘ deklaro Sonja Sulejmani
Në ndeshjet e sotme të zhvilluara para dite u shënuan këto rezultate: Turqia – Shqipëria 2-0, Moldavia 2 – Rumunia 0-2, Moldavia 1- Maqedonia e Veriut 2-0 dhe Turqia 2 – Kosova 2-0
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
NË DURRËS NISË TURNEU I 20 JUBILAR I FUTBOLLIT ‘VLLAZNIMI CUP’

Në organizim të Shoqatës “Vllaznimi” dhe me përkrahjen e Federatës së Futbollit Shqiptarë, nesër në Durrës nisë edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu ndërkombëtar i futbollit për fëmijë ‘Vllaznimi Cup 2025’
Në organizimi nga Shoqata “Vllaznimi” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit Bashkinë “Durrës”, duke filluar data 25 deri më 30 qershor në Durrës mbahet edicioni jubilar i 20 –ti me radhë Turneu Ndërkombëtar i futbollit për fëmijë “Vllaznimi Cup 2025”. Ne këtë aktivitet jubilar marrin pjesë mbi 60 ekipe rajoni si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia nga mosha U-11 deri ne moshën U-15 dhe ekipe të vajzave pa kufizim moshe.
Turneu Ndërkombëtar ‘Vllaznimi Cup’ ketë vit feston edicionin e 20-te të futbollit për fëmije. Koordinatorit të këtij turneu Heraj Lisaku në tha se Shoqata Vllaznimi prej 20-të vitesh bën së bashku ne Durrës ekipe nga te gjitha trevat shqipfolëse dhe nga Evropa. Me moton “TE NDRYSHEM POR TE BARABARTE” ky aktivitet sportiv i organizuar nga Shoqata Vllaznimi mbështetet nga Bashkia Durrës, Federata Shqiptare Futbollit, Ministria Arsimit dhe Sportit. E veçanta e këtij viti është edhe pjesëmarrja për herë te parë e ekipeve nga Greqia. Ekipet e vajzave do të jetë një tjetër bukuri qe do ti shtohet këtij aktiviteti. Bashkimi i fëmijëve duke zhvilluar lojëra te bukura sportive pritet të mbledhë ne qytetin bregdetar te Durrësit mbi 60 ekipe.
Organizatori për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të ndanë mirënjohje dhe medalje ndërsa për ekipet fituese edhe Kupa.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve