Lajme nga vendi
Kush e shiti “Monopolin”,tregon Kasami: Shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit

Toka e shitur tek monopoli i Tetovës me një sipërfaqe prej 6.000 metrash katror e cila sipas reagimeve, është shitur nën çmimin e duhur, nuk është vendim i përbërjes së tanishme të komunës, por zanafilla e saj është që në vitin 2014 ka deklaruar në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i komunës Bilall Kasami. Ai më tej shtoi se kjo tokë, është vetëm njëra nga tokat që dihen ndërsa toka të këtilla me çmim prej 1 euro metër katrori janë shitur shumë. Kasami tha se shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit, ka qenë ai i Shik Jellakut, shitje kjo të cilën përbërja aktuale e komunës nuk e lejoi.
“Si rasti i Monopolit kanë qenë disa hapësira publike, siç është rasti i teteksit, Shik jellakut, monopolit, Interprometit e tjerë. Këto hapësira publike në bazë të vendimit të Qeverisë për privatizim, janë shitur me çmime simbolike në krahasim me çmimin e tregut. Ka qenë një proces i përcaktuar shumë më herrët dhe për të komuna e Tetovës nuk ka pasur mundësi të veproj ndryshe. Aty ku kemi pas mundësi ta ndalojmë uzurpimin e pronës publike e kemi ndalur dhe e dini që, tek shik jellaku me ardhjen tonë e pezulluam dhe e kthyem procesin nga fillimi. E kam këtu vendimin e privatizimit dhe është realizuar në vitin 2014”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve