Lajme nga rajoni
Reagimin e ashpër të Serbisë ndaj lajmit se Kenia njohu pavarësinë e Kosovës
Reagimin e ashpër të Serbisë ndaj lajmit se Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, Prishtina zyrtare nuk e la pa përgjigje. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e akuzoi Beogradin se në të vërtetë, ai nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën, dhe këtë, e dëshmoi fare qartë me reagimin e tij.
“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej kësaj ministrie.
Kenia e njohu një ditë më parë pavarësinë e Kosovës dhe Serbia reagoi menjëherë duke thënë se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.
MPJD e cilësoi këtë deklaratë si kërcënim “të drejtpërdrejtë dhe alarmues” kundër Kosovës. “Duke pohuar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, theksohej në deklaratë, ku kërkohej gjithashtu nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë seriozisht “këto kërcënime”.
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.

