Lajme nga vendi
Dëmtohet shtylla elektrike në rrugën e butiqeve (video)
Rruga e njohur e butiqeve në Tetovë, do të duhej të ishte një nga rrugët që do të rikthente gjallërinë e dikurshme në këtë zonë të qytetit të Tetovës. E rregulluar me kalldërma, me ndriçim dhe me ulëse, kjo rrugë që nga nëntori i vitit të kaluar ishte rikthyer një një destinacion të preferuar për qytetarët për shkak të pamjes unike.Por, fatkeqësisht, pamja e re në këtë rrugë nuk i përmbush pritshmëritë sepse brenda tre muajve dy herë dëmtohet nga njerëzit. Me ose pa qëllim shkaktohet këto dëme kjo mbetet të zbardhet nga policia, por dukuria e dëmtimit të pronës publike mbetet një nga problemet më të shëmtuara në Tetovës. Së fundmi, në këtë rrugë është dëmtuar shtylla elektrike e ndriçimit publik.Momenti i dëmtimit të shtyllës elektrike është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet një vozitës i pakujdesshëm që e dëmton këtë shtyllë. Pas këtij dëmtimi ka reaguar edhe komuna e Tetovës, e cila dënoi ashpër këtë sjellje të pahijshme nga qytetarët e pandërgjegjshëm, të cilët po shkatërrojnë hapësirën publike tek rruga e butiqeve.
Sigurisht që nuk është hera e parë që ndodhin dëmtime të këtilla. Herën e fundit është dëmtuar shtylla elektrike, kurse herave tjera janë dëmtuar pemët e mbjellura dhe kontejnierët në këtë rrugë. Do të ishte për keqardhje nëse këto dëmtime do të ndodhnin me qëllim, sepse ajo është pronë publike dhe nuk i përket vetëm komunës së Tetovës por gjithë qytetarëve”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës. Nga ana tjetër, qytetarët që gravitojnë në këtë lagje janë shprehur të irrituar me këto dëmtime që ndodhin në këtë rrugë, sepse nuk është hera e parë që ndodhin raste të këtilla.
Problem në vete është se në rrugë nuk është vendosur regjim i veçantë i komunikacionit dhe banorët kanë probleme me parkimin e veturave.Prandaj, paralajmërimet janë se vetëm do të kenë të drejtë të qarkullojnë në këtë rrugë.Kjo do të bëhet në marrëveshje me banorët.
Nga komuna e Tetovës njoftuan se janë duke kompletuar dokumentacionin përkatës i cili do të dorëzohet në policinë e Tetovës për të zbardhur tërësisht këtë rast. Njëkohësisht apelohet deri tek qytetarët që mos dëmtojnë pronën publike por të kujdesen edhe më shumë për ato.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

