Connect with us

Lajme nga vendi

Ndalohet përdorimi I fishekzjarreve në ambiente të mbyllura (video)

Published

on

Me 87 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” në Kuvend u mbështet propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-së. Pas miratimit të konkluzionit për ta mbështetur atë, në kuadër të seancës së 42-të, propozimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës.Propozimi me të cilin ndërhyhet në Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike është rezultat i tragjedisë me zjarrin në diskotekën e Koçanit më 16 mars, ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan.Arsyet për ndryshimet urgjente i sqaroi deputeti Toni Jarevski, i cili u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të përfshihen në miratimin e ndryshimeve të ligjit.“Kemi evidentuar shumë mangësi të cilat duhet të tejkalohen që të mos ketë improvizime që do të rezultojnë me avari dhe fatkeqësi të tilla”, tha Jarevski.Me ndryshimet është parashikuar edhe policia të marrë kompetenca të shtuara gjatë veprimit dhe gjatë parandalimit të kundërvajtjeve të rendit dhe qetësisë publike.Në proces është përgatitja e një Ligji të ri për lëndët shpërthyese për përdorim civilë nga ministria kompetente dhe me këtë propozim bëhet ndryshim ndërhyrës i Ligjit për kundërvatje kundër rendit dhe qetësisë publike deri në miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore që do të rregullojnë në detaje të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me lëndët shpërthyese për përdorim civil, ku përfshihen edhe mjetet piroteknike.Para seancës së 42-të, Kuvendi e përfundoi seancën e 38-të, e cila filloi me nderimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit me një minutë heshtje nga deputetët e pranishëm.

 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat