Lajme nga vendi
KOMUNIKATË: Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme

KF Shkëndija me përgjegjësi të plotë ndjek dhe respekton çdo vendim institucional që ndërlidhet me momente të ndjeshme për shoqërinë. Si klub, e kemi përjetuar thellë tragjedinë e ndodhur në Koçan, një ngjarje që ka tronditur gjithë vendin dhe që ka ndikuar emocionalisht edhe në përditshmërinë tonë. Kjo ndjenjë ishte e pranishme në çdo seancë stërvitore gjatë këtyre ditëve dhe u reflektua edhe në ndeshjen ndaj AP Brera, ku pavarësisht fitores 2:1 dhe ruajtjes së vendit të parë në tabelë, skuadra nuk përjetoi gëzimin e zakonshëm pas ndeshjes.
Në këtë kuadër, Shkëndija e respektoi minutën e heshtjes të vendosur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në nderim të viktimave. Megjithatë, gjatë këtij momenti, një grup individësh në tribunë zgjodhi të mos e respektojë heshtjen, sjellje që nuk përfaqëson as klubin, as tifozërinë në tërësi. “Ballistet”, të cilët zakonisht qëndrojnë në tribunën “Marshin Beqiri” mbrapa portës, kësaj radhe ishin të vendosur në tribunën qendrore. Në stadium ishin të pranishëm rreth 3-4000 spektatorë, ndërsa vetëm një grup prej afërsisht 20 individësh tregoi sjellje të papërgjegjshme, e cila nuk përfaqëson ndjenjat, solidaritetin dhe respektin e shumicës së tifozëve të pranishëm.
“Ballistet” janë lojtari i 12-të i klubit dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e Shkëndijës, por sjellja e papërgjegjshme e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin.
KF Shkëndija shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria.
KF Shkëndija Tetovë
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve