Connect with us

Lajme nga rajoni

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa ! Një ditë më parë aktorja festoi ditëlindjen

Published

on

Në moshën 91-vjeçare ka ndërruar jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Artistja Margarita Xhepa gjatë karrierës së saj ka realizuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Ajo u shfaq në disa nga filmat më të dashur të kinematografisë shqiptare, rolet e saj të paharrueshme i siguruan një vend të veçantë në zemrat e publikut.

Përveç punës së saj në skenën e teatrit dhe në ekranin e madh, Xhepa ishte gjithashtu mentore dhe frymëzim për aktorët e rinj, duke kontribuar në zhvillimin e artit shqiptar. Vepra e saj do të mbetet një pasuri e çmuar dhe një referencë për brezat që do të vijojnë. Margarita Xhepa do të kujtohet gjithmonë si një ikonë e padiskutueshme e kulturës shqiptare.

Ikona shqiptare e kinematografisë është konsideruar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, që startuan më ’60 dhe vijuan ndër vite.

Fotografi nga arkivi personal i artistes Margarita Xhepa. Foto: Margarita Xhepa (Facebook)
Fotografi nga arkivi personal i artistes Margarita Xhepa. Foto: Margarita Xhepa (Facebook)

Disa prej personazheve që interpretoi gjatë karrierës së saj janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Margarita Xhepa ka performuar edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”, e shumë të tjerë.

Advertisement

Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”.

Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934, teksa një ditë më parë festoi ditëlindjen.

Lajme nga rajoni

Fjala përfundimtare e mbrojtjes, kërkohet pafajësi e plotë për katërshen e UÇK-së

Published

on

Pafajësi për të gjitha akuzat kanë kërkuar avokatët mbrojtës në fjalën përfundimtare të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Jemi në një rreth vicioz, nuk kemi asnjë provë, asnjëherë nuk kemi thënë se ZPS-ja do të vërtetojë kontributin e konsiderueshëm për të cilin ka akuza që gjenden në aktakuzë. Por, standardi që ka dhoma e specializuar, që pasqyron standardet e tribunalit, është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë. ZPS-ja për këtë nuk ju ka treguar asnjë provë. Në përfundim, të nderuar gjykatës, ju lutem, shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat.”, – deklaroi avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq.
Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK
Pafajësinë për të gjitha akuzat e kërkoi edhe avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodni Dikson; avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts, dhe avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit.  Për të ndjekur fjalën përfundimtare drejt Hagës ka udhëtuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili shpreson se verdikti i gjykatës së Hagës do të jetë në përputhje me historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK. Kjo është e vërteta dhe kjo e vërtetë do të dalë në këtë gjykatë. Nuk ka në zemër të UÇK-së ndërmarrje kriminale. UÇK-ja ka qenë ushtri e drejtë, e krijuar drejtpërdrejt prej popullit të Kosovës. Prej askujt nga lart nuk është krijuar UÇK-ja. Ajo ka marr hov, sidomos pas Epopesë legjendare të Jasharajve dhe rënies së Komandantit Legjendar, së bashku me Hamzën, së bashku me bacën Shaban dhe 58 anëtarë tjerë të familjes.”, – deklaroi minisitri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca.
Shefi i Diplomacisë së Kosovës, Konjufca, njëherësh theksoi se krerët e UÇK-së tashmë e kanë marrë një ndëshkim të padrejtë, sepse procesi zgjati aq shumë sa që u shkelën të drejtat elementare të njeriut, që mbrohet edhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara edhe me Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës, që çdo person të gjykohet në kohë të arsyeshme. Kjo e drejtë u shkel në mënyrë të dhunshme, sepse janë bërë 5 vite e tre muaj që drejtuesit e UÇK-së mbahen të izoluar dhe larg familjeve të tyre dhe larg shtetit të tyre, ka theksuar Konjufca. GYLTENE SINANI
Continue Reading

Lajme nga rajoni

PROTESTË NË 18-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Published

on

Në ditën e 18 vjetorit shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u mbush përplot sheshi i Prishtinës… kësaj rradhe jo për festë, por për të protestuar ndaj gjykimit të personave që koontribuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.

Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë. Duke thënë se “ljo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.

Vasfije Krasniqi – E mbijetuar e dhunës serbe

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”. Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”. Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.

Ismail Tasholli – Liria ka emër

Advertisement

Shqipe Krasniqi, njëra nga shumë gratë që rrokën armët dhe i dolën armikut përpara ka rrëfyer para mijëra pjesëmarrësve sakrificën që ajo dhe familja e saj kaluan ndër vite për çlirimin e vendit. Ish-ushtarja e UÇK-së tha se të ishe shqiptarë do të thoshte të jetoje me frikë, me kufizime dhe padrejtësi të përditshme.

Shqipe Krasniqi – Ish Ushtare e UÇK-së

Çlirim Haziri, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Xhavit Haziri, që është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.

Çlirim Haziri – Djal i Xhavit Hazirit

Ndërkaq gjatë ditës së sotme në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin kryesor të kryeqytetit u mbajt parakalimi solemn i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht u mbajt edhe seancë solemnte në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe vizita të të gjithë udhëheqësve shtetërorë në Prekaz, te varezat e familjes Jashari.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

SHOKON RAMA: PROKURORËT E HAGËS KËRCËNUAN PRESIDENTEN E KOSOVËS

Published

on

Kryeministri shqiptar, Edi Rama,  ka shokuar opinionin me një deklaratë gjatë promovimit të një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kur tha se prokurorët e special kanë kërcënuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Rama dënoi ashpër kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Deklarat – Edi Rama – Kryeministër i Shqipërsië

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi procesin në Hagë, teksa u shpreh se po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia.

DEKLARAT – VJOSA OSMANI – Presidente e Kosovës

Ndërkaq Rama sot po qëndron në Prishtinë, në një vizitë zyrtare ku i prit nga homologu i tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo vizitë ndodhë një ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe protestës së madhe që organizohet në Prishtinë, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË”Procesi i gjykimit të ish 4 krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është në fazën përfundimtare. 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat