Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria ngriti aktakuzë edhe ndaj babait të Vasil Jovanovit, i cili vrau 22-vjeçaren Frosina Kulakova duke e përplasur në një vendkalim për këmbësorë

Published

on

Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuzë edhe ndaj babait të Vasil Jovanovit, i cili vrau 22-vjeçaren Frosina Kulakova duke e përplasur në një vendkalim për këmbësorë.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër 50-vjeçarit nga Shkupi për vepër penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.1 30.01.2025, ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve me një veprim përgjithësisht të rrezikshëm, i vetëdijshëm se nga veprimet e tij mund të ndodhin pasoja të dëmshme, por në mënyrë mendjelehtë ka besuar se ato nuk do të ndodhin”, njofton prokuroria.

Sipas prokurorisë, ai e ka lejuar Vasilin të drejtojë automjetin e pasagjerëve Peugeot 207, edhe pse e dinte se djali i tij nuk lejohej të drejtonte makinë për shkak se nuk kishte patentë shofer dhe ishte autor i shumëfishtë i kundërvajtjeve në komunikacion, konkretisht: një vepër penale – aksident trafiku me pasoja të lehta në nëntor 2022, 11 pa leje drejtimi,gjatë vitit 2023 dhe 2024, si dhe vepër penale – aksident trafiku me pasoja fatale më 29 janar 2025. Aksidenti i komunikacionit në të cilin humbi jetën Frosina ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në Blv. “Partizanski Odredi” dhe rruga 29 Noemvri (tek furra “Silbo”), kur drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar në kohë në vendkalimin e këmbësorëve. Në atë moment 22-vjeçarja Frosina Kulakova po kalonte tashmë bulevardin te vendkalimi i këmbësorëve dhe semafori për automjetet ishte i kuq. Ai ka qenë duke vozitur në korsinë e djathtë të bulevardit dhe ka goditur Frosinën ku më pas ajo ka gjetur vdekjen në vend.

Advertisement

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat