Connect with us

Lajme nga vendi

Toshkovski: Rasti me sigurimin e Kryeministrit është dëshmi se nuk ka të paprekshëm

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Ministria në radhët e saj po lufton aktivisht me kriminelët dhe se nuk bën dallim mes policëve dhe qytetarëve tjerë. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ai theksoi se janë paraqitur shumë kallëzime ndaj individëve të caktuar në Ministri dhe se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm po vepron në përputhje me informacionet e marra.

“Ky është një nga rastet ku rezulton se MPB po lufton pa kriter kundër kriminelëve. Në Ministrinë e kontrollit janë bërë shumë kallëzime. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve në bazë të informacioneve të marra, ka njoftuar prokurorin publik, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet po atë mbrëmje. Pas kryerjes së aksionit në fjalë janë kryer disa kontrolle te punonjësit e policisë në departamentin e kontrollit të brendshëm, gjatë të cilave janë gjetur prova të caktuara të krimit të kryer. Më tej, dua t’u them të gjithë tradhtarëve në MPB se do të luftojmë pa dallim dhe pa kompromis për një forcë policore që do t’i mbrojë qytetarët dhe nuk do t’i reketojë ata”, tha Toshkovski.

Toshkovski theksoi se për momentin nuk mund të zbulojë detaje nga hetimi, por theksoi se sapo të bëhet publike informacioni do të ndahet me publikun.

Toshkovski konfirmoi gjithashtu se janë identifikuar keqpërdorime nga policët të cilët në mënyrë të paligjshme dhe jashtë detyrës kanë shfrytëzuar shpenzimet e udhëtimit.

Ministri ka konfirmuar se është hapur një procedurë dhe se po punohet për rastin./Telegrafi/

Advertisement

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat