Sport
VOLEJBOLL: MË 6 PRILL STARTON LIGA E VETERANËVE
Në organizim të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë starton edicioni i parë i volejbollit për veteranë, të moshave mbi 40 vjeç, ku do të marrin pjesë tetë skuadra të veteranëve si Shkëndija e Tetovës, Tetova, Boreci Veles , 11 Oktomvri i Prilepit, Gjevgjelia, Strumica, Skopje dhe ZSV Sportist nga Strumica . Ky kampionat i parë i volejbollit për veteranë do të zhvillohet me sistemin e turnirëve në të gjitha qytetet e ekipeve pjesëmarrëse, ndërsa java e parë do të mbahet në Gjevgjeli. Për fillimin e kësaj Lige të volejbollit për veteranë, Durim Luma tha se Shkëndija do të prezantohet me volejbollistët të cilët fituan titullin kampion dhe do të drejtohen nga trajneri Miftar Ziberi
‘’Vitin e kaluar u bë një garë eksperimentale për veteranët, mirëpo këtë vit do të startoj liga e re e veteranëve të volejbollit të Maqedonisë. Do të marrin pjesë 8 ekipe ndër to është edhe Shkëndija e cila vendosi që të merr pjesë në këtë ligë. Besoj se do të jetë një kënaqësi për të gjithë ata që do të ndjekin këtë eveniment pasi do të shohin lojtar shumë të vjetër . Kriteri është që ato të jenë mbi 40 vjeç por aty do të ketë edhe 60 vjeçar dhe 65 vjeçar. Sa i përket Shkëndijës , ka një fond lojtarësh veteranë ku në ekip do të marrin pjesë ish lojtarët e Shkëndijës si Pllumb Vela, Ilir Vela, Besim Rexha, Mensur Hamza, Durim Luma, Naser Qamili do të jetë kapiten, Miftar Zyberi do të jetë trajneri që do të na udhëheqë neve dhe shumë lojtar të tjerë Fatoni, ndërsa ne e kemi regjistruar edhe Idris Bexhetin i cili ka premtuar se po që se hymë në play off, në katër vendet e para ai do të vinë nga Zvicra dhe do ti bashkëngjitet ekipit’’ deklaroi Durim Luma veteranë në ekipin e Shkëndijës
Me që kjo Ligë do të zhvillohet në sistemin e turnirëve, dhe do të organizohen në shtatë qytete sipas radhës
‘’Ky manifestim do të mbahet me turnirë domethënë do të ketë shtatë turnirë. I pari do të organizohet në Gjevgjeli, ndërsa ne në xhiron e parë do të luajmë kundër ZSV Strumica, turneu i dytë do të mbahet në Strumicë, aty do të luajmë me ekipin rival tonin Tetova, kurse turneu i tretë do të mbahet në Tetovë, ku organizatorë do të jetë Shkëndija. Besoj se tre turnirët tera do të caktohen deri në fund të manifestimit’’ tha Durim Luma.
Në xhiron e parë të Ligës së veteranëve që fillon më 6 prill në Gjevgjeli do të përballen: 11 Oktomvri – Gjevgjelia, Tetova – Strumica, Boreci – Skopje dhe ZSV Sportist Strumica – Shkëndija.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

