Connect with us

Lajme nga vendi

Miratohen ndryshimet e Ligjit për arsimin e mesëm

Published

on

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 42-të, e ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i cili u miratua me votim të dyfishtë, gjegjësisht edhe me votat e deputetëve të pranishëm, të cilët u takojnë bashkësive, që nuk janë shumicë në vend.

Me ndryshimet janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtësore, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.

Vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik. Me Ligjin e ri vendoset edhe një Koncept i ri për provimet në fund të arsimit të mesëm dhe për herë të parë në shkollat e mesme mundësohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve.

Të martën e kaluar, deputetët me procedurë të shkurër miratuan gjashtë ligje për arsimin – Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me të cilin rritet përfshirja e shfrytëzuesve të racioneve të studentëve, si dhe ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjit për Arsimin profesional dhe trajnim, Ligjit për Inspeksionin arsimor dhe Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit.

Lajme nga vendi

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip

Published

on

Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA.

Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.

“Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi.

Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet.

Advertisement

“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Published

on

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.

Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

Published

on

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë, por thekson se për momentin është ende herët për të dhënë detaje konkrete.

I pyetur nëse do të ketë zëvendësime të ministrave dhe nëse është i pakënaqur me punën e ndonjërit prej tyre, Mickoski u shpreh se do të duhet durim.

“Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri të ditur se fokusi aktual është te ristrukturimi i partisë që ai drejton, proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve dhe rokadave institucionale”, shtoi Mickoski.

Advertisement

Sipas tij, periudha maj-qershor do të jetë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ekzekutiv, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfigurim të koalicionit qeveritar dhe rifreskim të përbërjes së institucioneve.

Continue Reading

Më të lexuarat