Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria e Maqedonisë: Janë siguruar 550 milionë denarë për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se më në fund, sistemi shëndetësor risetohet, përveç rikonstruksioneve të shumta në institucionet shëndetësore me qëllim përmirësimin e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor për pacientët, rriten edhe pagat e punonjësve shëndetësorë dhe infermierëve që luftojnë pa pushim për shëndetin e qytetarëve.

Nga Qeveria thonë se nga buxheti i shtetit janë siguruar 550 milionë denarë për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.

“Për vetëm 6 muaj, punonjësit shëndetësorë, infermierët, stafi teknik dhe administrativ kanë marrë rritje të dytë prej 5 për qind, me ç’rast paga e mjekëve është rritur për 4.815 denarë, ndërsa e infermierëve për 6.200 denarë. Për më tepër, me Buxhetin janë ndarë rreth 4.5 miliardë denarë për rritjen e kapitacionit për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë nga 75 në 100 denarë ose rritje prej 33 për qind, ndërsa për stomatologët nga 61 në 75 denarë, ose rritje prej 23 për qind”.

“Me këtë tregojmë se askush nuk është harruar apo lënë pas dore, përkundrazi, bëjmë përpjekje maksimale për përmirësimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor dhe për nxitjen e motivimit të mjekëve amë. Qëllimi ynë është që deri në fund të mandatit, pagat në sektorin e shëndetësisë të rriten për 50 për qind”, thonë nga Qeveria.

Lajme nga vendi

Gjenden bimë kanabisi në rrugën Tetovë-Trebosh,agronomi nga Ministria e Bujqësisë, konstaton se bëhet fjalë për bimë të vetëmbira

Published

on

Më 27.06.2025, në ora 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë vepruar pas një raportimi të mëparshëm se në rrugën lokale nga Tetova drejt fshatit Trebosh, në një arë me sipërfaqe rreth 500 metra katrorë, kishte bimë të llojit “kanabis”. Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB-së, ndërsa në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe një agronom nga Ministria e Bujqësisë, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për bimë të vetëmbira. Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, bimët janë shkatërruar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri 5 %

Published

on

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri në pesë për qind tek tregtarët me pakicë, ndërsa tregtarët e shitjeve me shumicë kanë kthyer çmimet që kanë pasur para vendimit për kufizimin e marzhave dhe ngrirjen e çmimeve që përfunduan me 30 prill të këtij viti. Këto gjetje janë nga inspektimet e kryera në mbi 1.000 pika të shitjeve, ndërsa për këtë është informuar edhe Ministria e Ekonomisë.

“Ka rritje të caktuara prej 3 deri në 5 për qind tek produkte bazë që janë produkte me qarkullim të lartë, ndërsa tek ato me qarkullim të ulët, produkte higjienike, pelena dhe ushqime për foshnja, rritjet lëvizin prej 10 deri mbi 20 për qind. Dua ta përmend se janë vërejtur ulje prej 20 deri 100 për qind tek perimet dhe pemët”, tha Vllatko Stojkoski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut .

Në shtatë muajt e fundit Inspektorati i Tregut gjithashtu ka kryera mbi 2 mijë inspektime në objekte hotelierike ku ka gjobitur 879 objekte dhe janë lëshuar 79 vendime për ndalim të përkohshëm për kryerjen e aktiviteteve.

“Në përgjithësi vërejtjet janë për mos pasjen e licencave për punë, kushte jo të duhura apo mos plotësimin e kushteve minimale teknike në çfarëdo konteksti, kalimi i orarit të punës, disiplinë jo e duhur dhe respektim të ligjit të veprimtarisë hotelierike, apo për respektimin e orarit të punës”, shtoi ai.
Në lidhje me respektimin e ligjit për ndalim të duhanit në ambiente të mbyllura, nga 1104 inspektime janë gjobitur 151 objekte./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në shkollat e Mesme Komunale kanë aplikuar 1160 nxënës ndërsa janë pranuar 678 nxënës

Published

on

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/26, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj respektivisht të hënën, më 30 qershor. Ndërkaq, sipas departamentit të arsimit në Komunën e Tetovës, në shkollat e Mesme Komunale kanë aplikuar 1160 nxënës ndërsa janë pranuar 678 nxënës që i kanë plotësuar kriteret.

“Në shkollën e Mesme Komunale Gjimnazi Kirili Pejçinoviç janë pranuar  230 nxënës, në shkollën e Mesme Komunale Tekstile janë pranuar 14 nxënës, në Gjimnazin Shtatë Marsi një nxënës që i përmbush kriteret, në shkollën e Mesme Ekonomike për momentin janë pranuar 20 nxënës, ndërsa interesi më i madh është për regjistrim në shkollën e mesme të Mjekësisë, ku janë pranuar 403 nxënës. Ky avaz pritet të vazhdojë edhe në afatin e dytë (30 qershor) ku do të bëhet aplikimi online në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kurse dokumentet do të dorëzohen më 1 korrik në shkollat përkatëse ku kanë aplikuar”, deklaroi Validin Ademi, nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Apeli është që nxënësit të orientohen në shkollat profesionale, sidomos në shkollën Tekstile ku ka për momentin mjaft drejtime të mira.

“Duhet të potencoj faktin se nxënësit nuk shkojnë të regjistrohen në shkollën e mesme Gjimnazi 7 Marsi, për shkak të llokacionit.Por, së shpejti do të fillojë të ndërtohet objekti i shkollës së Mesme Tekstile ku një pjesë do të jetë e destinuar edhe për gjimnazin 7 Marsi”, deklaroi Ademi.

Në afatin e dytë në shkollat e mesme të Tetovës ka 750 vende të lira. Edhe pse ka numër të vogël të nxënësve që jan pranuar në shkollat e mesme në afatin e parë, autoritetet komunale presin që në afatin e dytë dhe të tretë të ketë rritje të numrit madje të tejkalohet numri i nxënësve që ishin regjistruar vitin e kaluar.TV KOHA

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat