Sport
SHKOLLA E VOLJEBOLLIT SHKËNDIJA VATËR E TALENTEVE TË REJA
Volejbolli në rajonin e Tetovës vetëm para disa viteve pas futbollit ishte sporti më i preferuar për të rinjtë edhe pse infrastruktura sportive nuk ishte në nivelin e duhur. Tani kur sadopak ka infrastrukture sportive sidomos në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme megjithatë sporti i volejbollit sikur është lënë pas dore sidomos në kategorinë e vajzave. Megjithatë shpresa e vetme ka mbetur tek shkollat e volejbollit siç janë ato që drejtohen nga ish volejbollistet Laureta Abazi me ‘’Tetova Voley’’dhe shkolla e Volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish yjeve të volejbollit Semra dhe Habil Ajeti. Ekipi i TV Koha ishte e pranishme në seancën e parë stërvitore pas festave të marsit te shkolla e volejbollit Shkëndija në sallën e sportive te gjimnazi i Tetovës.
“ Kemi filluar me stërvitje me grup-moshat e reja, kemi pasur një pauzë pre një muaj punojmë me pesë grupe gjatë javës dhe në vikend. Interesimi i vajzave është I madh dhe ne mundohemi ti mbulojmë krejt ato sipas mundësive” deklaroi trajnerja Semra Bexheti
Shkolla e volejbollit Shkëndija me dy ekipe të kategorive të kadeteve dhe pioniereve është pjesëmarrëse edhe në ligën republikane të volejbollit që organizon.
“Ne marrim pjesë me dy grup mosha, që do me thënë me kategorinë e kadeteve dhe kategorinë e të rejave në garat republikane në kuadër të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë” tha Semra Ajti
Shkolla e volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish volejbollistët Habi;l deh Semra Ajeti funksionin që nga viti 2016 dhe gjatë kësaj periudhe afro një dekade kanë dal edhe disa emra të njohur
“ Po kemi nxjerr disa volejbolliste që edhe janë aktive dhe luajnë volejboll nëpër ekipe të ndryshme, sepse tek ne atom und të luajnë deri në moshën 18 vjeçare pasi garojmë në ligën e të rejave dhe pastaj vazhdojnë në Ligë të dytë nëpër ekipe tjera. Kemi një lojtare që luan në Turqi Adea Vela gjendet në një ekip të kategorive të reja në Turqi, dy janë në Shutova luajnë në Ligën e pare Hana Hyseni dhe Revije Idrizi që kanë qenë lojtaret tona”. tha Semra Ajeti
Duke u bazuar në punën e palodhshme të trajnerëve Semra dhe Habil Ajeti dhe me talentet që janë pjesë e shkollës së volejbollit Shkëndija është shumë e mundshme që në një periudhë të afërme të fillon me gara edhe në kategorinë e sendoreve në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e vajzave.
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

