Lajme nga vendi
MPJ bullgare: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për anëtarësimin e Maqedonisë në BE
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë është kërkesa e parë, por jo e vetme e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kështu deklaroi ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, duke folur për rrugën drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE.
“Është shumë e rëndësishme të dihet se ndryshimi i Kushtetutës dhe regjistrimi i bullgarëve si popull shtetformues nuk është kushti i vetëm.
Me fjalë të tjera, nuk është mirë të lihet në gjithë këtë bisedë, me qëllimin eventual, që shpresoj të mos jetë kështu, nëse bëhet regjistrimi dhe plotësohet kushti për ndryshime kushtetuese në përputhje me konsensusin evropian, që dikush të thotë: “Shikoni, ne ju thamë se bullgarët nuk kanë vetëm një kërkesë”, tha Georgiev.
Sipas Georgiev, përveç ndryshimeve kushtetuese, konsensusi evropian përfshin edhe zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në Bullgari dhe protokollet që dalin prej saj, si dhe një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
“E gjithë kjo duhet të jetë fakt, përndryshe nuk do të ketë përmbushje të konsensusit evropian, nuk do të ketë përmbushje të konkluzioneve të Këshillit dhe nëse nuk është fakt, nuk do të mund të vazhdohet me hapjen e klasterit të parë për të drejtat e njeriut”, tha Georgiev.
Sipas Georgiev, ndryshimi i Kushtetutës vetëm do t’i hapë rrugën integrimit evropian, i cili do të kërkojë plotësimin e kushteve të tjera të vendosura nga BE-ja dhe ai nuk sheh ndonjë bilateralizëm apo çështje të hapur ndërshtetërore në të.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

