Lajme nga vendi
Një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore (video)
Është shpallur Thirrja Publike nr. për Masën 112- ,,Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2025.Kjo thirrje publike parasheh mbështetje financiare për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç që për herë të parë nisin veprimtari bujqësore, marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese apo themelojnë një të re. Mbështetja maksimale është 600.000 denarë për përfitues, me mundësi për pagesë paraprake deri në 40% të shumës së miratuar.Thirrja është e dedikuar për bujq të rinj të cilët:• për herë të parë fillojnë me veprimtari bujqësore; marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose themelojnë një të re; dhe janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore gjatë 18 muajve të fundit.Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, theksoi se për këtë thirrje janë lehtësuar procedurat e aplikimit, me qëllim që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga mundësia për të filluar veprimtari në bujqësi.Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet fermerëve individualë, anëtarëve të kooperativave bujqësore, grave të reja fermere, si dhe aplikuesve me arsim të përfunduar në fushën e bujqësisë ose veterinarisë. Gjithashtu, përparësi do t’u jepet projekteve që kanë për synim blerjen e mekanizimit bujqësor, pajisjeve për aktivitetet pas korrjes në prodhimin bimor, pajisjeve për përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe pajisjeve për prodhimin blegtoral (qumësht, mish, vezë dhe përpunimi i tyre).fati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 9 maj 2025.“Qëllimi ynë është të aktivizojmë të rinjtë në prodhimin bujqësor. Masa 112 është një mundësi konkrete për të filluar një ekonomi të re bujqësore, për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë”, theksoi Bexheti.Ai shtoi se Ministria dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e politikave që motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të zhvillojnë prodhimtari bujqësore cilësore, me synim që vendi të forcojë kapacitetet prodhuese dhe të njihet më gjerësisht si eksportues i produkteve bujqësore vendore.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

