Lajme nga vendi
Taravari: Ose me VLEN-in ose vet dalim në zgjedhje (video)
Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari nesër në Kryesinë Qendrore do të vendosë nëse do mbetet me VLEN-in apo do të del e vetme në zgjedhjet lokale. Kryetari ASH-së Arben Taravari tha se do të dëgjoj anëtarët e kryesisë dhe kryetarëve të degëve për të marrë një vendim përfundimtar. Ai beson se në disa komuna ASH mund të korrë rezultate të mira, si në Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë, Saraj, Likovë dhe Dibër.“Kemi dy opsione: njëra është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhjet lokale ose e dyta është që ASH do të del e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe vetë me dal në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë dhe të shkojmë në raundin e dytë por edhe të ‘tojmë”, tha Taravari.Taravari, kur i përmend partnerët e koalicionit jashtë VLEN-it i referohet VMRO-DPMNE-së dhe Partisë Demokratike Turke, por ai e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit.I pyetur për deklaratën e Bilall Kasamit tha se ai që ndahet nga grupi e ha ujku, Taravari me përgjigje:“Për Bilall Kasamin nuk do të doja të komentoja, ai është qëndrimi i tij. Mendoj se ai ngutet kur jep deklarata, por është puna e tij. Nesër kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe do të vendosim se si do të vazhdojmë më tej”, deklaroi TaravariMbrëmjen e së dielës liderët e koalicionit VLEN u takuan për herë të katër brenda javës në kërkim të një zgjidhjeje se si të dalin në zgjedhje lokale.
Lajme nga vendi
Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike
Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.
Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.
Lajme nga vendi
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip
Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA.
“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA.
Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.
“Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi.
Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet.
“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash.
Lajme nga vendi
Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.
“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

