Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla.

 

 

 

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 23 gradë.

 

 

 

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23 gradë Celsiusë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat