Lajme nga rajoni
Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, të paktën 18 turistë rusë u plagosën

Të paktën 18 turistë rusë u plagosën mëngjesin e 29 prillit pasi autobusi ku po udhëtonin u përmbys në lagjen Manavgat të Antalyas në Turqi.
Autobusi po transportonte turistë për në hotelin e tyre kur shoferi raportoi se kishte humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të përmbysej pranë një grumbulli serrash. Incidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe të gjithë pasagjerët e lënduar u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.
Autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Lajme nga rajoni
Tmerr në Greqi/ Djali vret prindërit me gërshërë, vihet në pranga

GRQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë. Mësohet se një 61-vjeçar ka vrarë prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare. Dyshohet se të moshuarit janë vrarë me gërshërë brenda banesës së tyre këtë të diel.
Sipas mediave greke autori vuan nga probleme psikologjike. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë qenë fqinjët ata që telefonuan policinë, pasi dëgjuan britma nga banesa e çiftit të moshuarve. Me të mbërritur policia në vendngjarje gjeti dy të moshuarit përtokë mes gjakut dhe djalin e tyre, i cili u arrestua.
Lajme nga rajoni
Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës.
Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.
Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.
Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe ‘të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative’.
Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.
‘Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë’, tha ai.
Lajme nga rajoni
“Ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme”, flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin

Vajza nga Kosova, Lea Bajrami është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë.
Në një prononcim, gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami ka dhënë detaje si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.
“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka rrëfyer ai për Tëvë1.
Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, mëngjesin e së martës janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve