Connect with us

Lajme nga vendi

Limani: Pavarësisht sfidave me të cilat përballet vendi ynë, me punë të përbashkët dhe të koordinuar, le të krijojmë kushte që të gjithë njerëzit të arrijnë potencialin e tyre.

Published

on

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë plenare të Grupit Punues Sektorial në fushat e arsimit, punësimit dhe politikës sociale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij para të pranishmëve nga institucionet, sektori ndërkombëtar dhe civil, ministri Limani iu referua angazhimeve dhe politikave të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, e cila synon krijimin e politikave dhe masave specifike për rigjallërimin demografik të vendit përmes mbështetjes për familjet, investimeve në arsimin parashkollor dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

“Në vitin 2025 kemi vazhduar të përforcojmë mbrojtjen sociale përmes harmonizimit të të drejtave sociale, me shpenzimet e jetesës dhe duke rritur mbështetjen për 33.266 familje. Në përputhje me nevojat e qytetarëve nga kategoritë më të cenueshme dhe personave që përballen me vështirësi më të mëdha për t’u integruar në tregun e punës, në vitin 2025 është paraparë një ndryshim në Ligjin për mbrojtje sociale”, theksoi Limani.

Ai theksoi se ky ndryshim parashikon uljen në përqindje të masës së asistencës minimale të garantuar, për një periudhë deri në 12 muaj dhe paraqet një nxitje për anëtarët e familjes që të aktivizohen në tregun e punës.

“Gjithashtu po shohim përmirësime të mëtejshme në qasjen në shërbimet sociale – tani ka 140 ofrues të licencuar të shërbimeve sociale për më shumë se 5,000 përfitues, kryesisht të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara,” tha Limani.

Advertisement

Ai vuri në dukje se numri i kontratave administrative të lidhura është rritur me rreth 20%, duke arritur kështu në 83 kontrata me ofrues të licencuar të shërbimeve sociale në vitin 2025.

Limani informoi edhe për sistemin e ri të integruar informativ për mbrojtje sociale, i cili tashmë është duke u pilotuar në disa qendra dhe i cili duhet të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e punës sociale. Më tej, për investime në rritjen e kapaciteteve të kopshteve, numri i të cilave deri në vitin 2028 do të arrijë në mbi 25 kopshte – me synim përfshirjen e çdo fëmije në arsimin parashkollor.

Ministri iu referua politikave pë të rinjtë.

“Sipas të dhënave, 34,8% e të rinjve janë të papunë, dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë të përfshirë as në arsim dhe as në trajnime. ËshtË detyrimi ynë është të krijojmë një mjedis ku ata mund të realizojnë potencialin e tyre këtu, pa kërkuar mundësi jashtë vendit të tyre. Prandaj, si ministër, angazhimi im është të ndërtoj një politikë të integruar rinore që do të bashkojë institucionet, sektorin e biznesit, organizatat dhe shoqërinë civile”, theksoi Limani.

Ministri foli edhe për zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022–2030. Ai theksoi se po financohen projekte për përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor dhe për të përmirësuar integrimin e tyre social.

Advertisement

“Vazhdojmë të bëjmë progres në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor duke përmirësuar mekanizmat institucionalë në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor. Mbi 500 persona janë trajnuar për tema që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin”, tha Limani.

Ai po ashtu theksoi se janë duke u intensifikuar aktivitetet për mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore.

Sipas të dhënave, në vitin 2024 janë regjistruar 1834 viktima, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë. Për të adresuar dhunën ndaj grave, ka filluar përgatitja e një Strategjie Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje 2026–2033.

Në fund, Limani nënvizoi se pavarësisht sfidave me të cilat përballet vendi ynë, ka mundësi që duhen shfrytëzuar për zhvillimin e tij.

“Është e rëndësishme të krijohen kushte që të gjithë njerëzit të realizojnë potencialin e tyre. Që e gjithë kjo të jetë e suksesshme, është thelbësore koordinimi dhe puna e përbashkët”,përfundoi Limani.

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike

Published

on

Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.

Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip

Published

on

Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA.

Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.

“Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi.

Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet.

Advertisement

“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Published

on

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.

Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!

Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat