Sport
REAGIM I KF GOSTIVARI LIDHUR ME NJOFTIMET E FFM-së
Pas ndeshjes largimit nga terreni në ndeshjen kampionate kundër Rabotniçkit të dielën dhe pas reagimeve të FFM-së, me Komunikatë zyrtare ka dal edhe klubi i futbollit Gostivari ku mes tjerash thuhet:
‘’Ne e dimë se, si administratë e sapoformuar, atyre mund t’u mungojë përvoja. Megjithatë, ne nuk mund ta kuptojmë këtë qëndrim dhe fjalor agresiv, antagonist.
Me sa duket, tërheqja jonë nga fusha në ndeshjen e fundit i dha mundësinë FFM-së të shprehë armiqësinë e tyre ndaj nesh.
FFM sulmoi klubin tonë me një shumicë pretendimesh krejtësisht të pabaza nga burime të panjohura, thjesht thashetheme në rrugë. Nga, nga kush, dhe si i marrin këto akuza? A kanë agjentë të ngulitur nëpër klube?
Një proverbë turke thotë: “GELEN GÖDENİ ARATIR” do të thotë: “I sapoardhuri e bën të vjetrën të duket më mirë”. Ne e përjetojmë këtë të dorës së parë. Nën udhëheqjen e mëparshme të federatës, kishim shumë ankesa. Kishim shpresuar se me federatën e re, gjërat do të përmirësoheshin hap pas hapi. Përkundrazi, ne kemi përjetuar shumë më keq me një zhgënjim të plotë.
Në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para ndeshjes, ne deklaruam: “Nuk presim të zgjidhen të gjitha problemet njëherësh. Gjithsesi, do të mjaftonte që të merrnim sinjale se po punohet për adresimin e këtyre çështjeve. ” Rezultati, megjithatë, ka qenë një fiasko e plotë.
Në vend që të shërojë padrejtësitë, kjo administratë e FFM-së duket se ka për qëllim të hesht dhe frikësojë ata që flasin kundër tyre.
Sa i përket deklaratave të bëra nga kryetari i OFS Gazi Baba: ata nuk janë palë për këtë çështje. Nuk e kuptojmë pse e kanë përfshirë veten. Asnjë vandalizëm nuk ndodhi brenda stadiumit, as ndonjë shqetësim në zonën përreth nuk ndodhi që mund të ketë prekur qarkun. Vendimi ynë për të braktisur ndeshjen dhe për të protestuar gjyqtarin duke duartrokitur nuk ka asnjë lidhje me ta. Ashtu siç nuk përfshihemi në punët komunale apo nuk komentojmë për gjëra të tilla, ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë!
Do të pasojë një përgjigje e detajuar, pikë për pikë ndaj akuzave të gjata dhe të pabaza të federatës’’, thuhet në komunikatën e KF Gostivarit
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

