Lajme nga vendi
VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza në Kërçovë, me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet.
Nga VLEN thonë se ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin.
“Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund edhe Zajazi i Ali Ahmetit po bëhet me kanalizim. E pabesueshme, por e vërtetë: duhej të vinte VLEN-i në qeveri, që të zgjidhej një problem bazik në vendlindjen e atij që për dy dekada sundoi pa i zgjidhur hallet e vetë vendit të tij. Ky projekt ishte buzë dështimit kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse: vetëm 17% zbatim në 21 muaj, fonde IPA të humbura, kontraktor jofunksional dhe mungesë totale reagimi institucional nga qeveria paraprake – një tjetër pasqyrë e paaftësisë dhe dështimit sistematik që i është servirur qytetarëve për vite me radhë”.
“Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhshme të kolegëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekti u shpëtua nga dështimi i plotë. Kontrata e mëparshme u ndërpre, u kërkua dëmshpërblim dhe përmes një prokurimi të ri, transparent dhe afatgjatë, u sigurua financimi i plotë nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij investimi strategjik”, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve