Lajme nga vendi
FUTBOLLI I MAQEDONISË NË UDHËKRYQ
Pas largimit nga garat në ligën e parë të futbollit të ekipit Voska Sport, nga shtuna një hapë të tillë morri edhe klubi futbollit Gostivar. Tani në tre xhirot e futit kur vendoset për titullin kampion dhe për ekipet që luftojnë mbijetesën liga ka mbetur vetëm me 10 ekipe. Çka po ndodhë me futbollin në Maqedoni ?
Sezoni 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor vetë tre xhiro para përfundimit të kampionatit ka mbetur me 10 ekipe pasi shkaku i dënimeve drastike të shqiptuara nga ana e komisionit disiplinor në kuadër të FFM-s, mga garat e mëtutjeshme janë larguar së pari klubi i futbollit Voska Sport dhe para xhiros së 30-të edhe klubi i futbollit Gostivari me arsyetim të padrejtësive të shumta nga organet e FFM-së . Pra kjo situatë aktuale është rrjedhojë e nderimeve në Federatën e futbollit por edhe përzierja e shumë faktorëve terël pas mos i amnistuar edhe klubet Njohësi i mirë i rrethanave të futbollit vendor ish arbitri Nexhat Kasa thotë se në mesin e arsyeve mund të jetë edhe përzierja e politikës në sport.
‘’Së pari njëherë sporti nuk duhet të përzihet me politikë, këto duket janë përzier gjërat prandaj ky kampionat por ka pasur edhe kampionate të tjera të cilat nuk mbarojnë në mënyrë të rregullt . E para njëherë të largohen dy ekipe janë arsyet e tyre por në anën tjetër janë edhe arsyet e Federatës të futbollit. Tani a thua do të jetë i rregullt ky kampionat ? Sipas meje nuk do të jetë i rregullt por ka pasur edhe kampionate tjera të cilat nuk kanë qenë t5ë rregullt por ekipet, veçanërisht ekipet shqiptare kanë qëndruar deri në fund. Tani së pari njëherë sa i përket Gostivarit këtu e kemi më afër, në fillim të kampionatit ato pretendonin se do të jenë kampion në Republikën e Maqedonisë , por me vazhdimin e kampionatit ata e panë se nuk kanë shanse të jenë në ato tre skuadra të para që do të dalin në Evropë. Kështu që ai entuziazëm i parë ka rënë. Do të thotë se euforia te ata u shujtë dhe pastaj fillojnë zënkat ndërmjet, fillojnë edhe probleme tjera të brendshme dhe ato paraqiten edhe në lojë.. Mos flasim edhe për ndërrimin e kryesisë ku në ato katër vite kur kryetar ishte shqiptar ishte situatë shumë më e relaksuar se sa që është momentalisht tani. Tani bëhen edhe padrejtësi të llojllojshme të cilat lojtarët në fushë nuk i dinë por pas shpine të tyre punohen shumë gjëra të tjera si në udhëheqësit të klubeve ashtu edhe në referimin dhe në çdo gjë që është në lidhje me futbollin’ deklaroi ish referi Nexhat Kasa
Por çka realisht ndodhë me futbollin në Maqedoninë e Veriut vetëm tre xhiro para përfundimit të sezonit 2024/2025
‘’Për fat të keq futbolli në Maqedoni është në dekadencë, shkon mbrapshtë. Për shembull si një pjesëmarrëse në Kupën e Evropës që ishte shumë lartë d.m.th, tash është në rënie .Ajo lakorja në vend që të ngritët gjithmonë kualiteti sa më lartë e më lartë tani në Maqedoni është duke rënë. Njëherit ajo gjeneratë e tyre veç më janë edhe në moshë, e dyta thash se është atmosfera brenda shtetit edhe brenda FFM-së. Kështu që faktikisht për fat të keq nuk ka ndonjë perspektivë të shndritshme futbolli i Maqedonisë’’. tha Nexhat Kasa
Pa dyshim se problemet në futbollin vendor janë evidente normalisht se fajtorë janë faktorë të shumtë lindë dilema se ku qëndron problemi
‘’Futbolli është një sport shumë i shtrenjtë deh dihet se në Maqedoni nuk është si në Perëndim ku klubet prej sponsorëve të ndryshëm të firmave të mëdha dhe prej shitjes së biletave mbijetojnë dhe pasurohen , këtu faktikisht në qoftëse nuk ekziston një sponsor ta financojë një klub ai do të shuhet’’ tha Nexhat Kasa.
Pra në futbollin e Maqedonisë ka probleme të shumta padyshim se fajtorë në radhë të parë janë drejtuesit e disa klubeve që nuk kanë mund të arrijnë pretendimet e tyre por dhe organet e FFM-s të cilat kanë sjell disa vendime të shpejtuar për të treguar autoritetin e tyre. A thua këto probleme të lartë përmendur do të jenë të fundit në këtë kampionat gjithsesi se kjo do të shihet edhe në finalen e Kupës ku më 21 maj në arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup ku do të përballen Vardari – Struga Trim Lum..
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

