Sport
CHAMPIONSI: INTER KUALIFIKOHET NË FINALE
Interi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve në ‘’San Siro’’ mundi Barcelonën 4-3 dhe kualifikohet në finalen e madhe që do të zhvillohet më 31 maj në Munih. Finalisti i dytë do të mësohet sonte pas ndeshjes PSZH – ARSENAL
Interi është ekipi i parë finalist i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve pasi mbrëmë në një ndeshje spektakolare që zgjati mbi 120 minuta mundi Barcelonën me rezultatin 4-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja takimet 7 me 6 kualifikohet për finalen e 31 majit që do të luhet në “Allianz Arena” në Munih
Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe mbrëmë në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.
Autor të golave për Interin ishin Lautaro Martinez, Hakan Çalhanoglu nga penaltia, Akerbi dhe Davide Frattesi, ndërsa për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Rafinja.
Interi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja e sontme mes PSZH dhe Arsenal, që fillon në ora 21:00.Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Londër fituese doli kampioni francez me rezultatin 1-0
Sport
VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS
Java e katër e kampionatit në ligën e parë të volejbollit për meshkuj në fazën e play off-it është kompletuar mbrëmë me ndeshjen Susheva – Univeristeti i Tetovës që ka përfunduar me fitore të vendasve 3-2 në sete.
Java e katërt e pjesës së dytë kampionatit në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve nuk solli asnjë befasi , pra skuadrat favorite nuk lëshojnë pozitat edhe pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi të raundit të katërt në fazën play off Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës me rezultatin 3-2 në sete. Për ekipin e Universitetit të Tetovës ishte kjo disfata e katërt me radhë në pjesën e dytë të kampionatit
Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan në fundjavë u shënuan këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci 3-1 në sete dhe Strumica – Rabotniçki 3-0, Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e fazës së play off-it e kryeson UGD Shtipi me 43 e ndjekur nga Boreci i Velist që ka 38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica tani me 37 pikë mbanë pozitën e tretë
Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës me fitoren në Strumicë kundër Makedonija Xhio 3-0 në sete ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, ndërsa Liria e Zherovjani me rezultatin 3-0 në sete mundi Vesna Probishtipin, Fitore në cilësinë e mysafirit ka regjistruar edhe klubi i volejbollit Skopje kundër Janta Volej. Në fazën e play out kryeson Shkëndija me 26 pikë para ekipit Liria të Zherovjanit me 23 pikë.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE
Mbrëmja e sotme zhvillohen katër ndeshjet e para të fazës së play off-it në Uefa Liga e Kampionëve që luhen me sistem eliminimi direkt. Kryendeshja e sontme është përballja Benfika – Real Madrid që fillon në ora 21:00
Rikthehet emocionet e UEFA Liga e kampionëve me ndeshjet e para të fazës “play-off”, ku tetë çifte do të përballen për të siguruar një vend në raundin e 1/8-ave. Ndërkohë, tetë skuadrat e renditura në krye të fazës së ligës kanë siguruar kalimin direkt dhe presin kundërshtarët e tyre.
Në orën 18:45, Galatasaray në Stamboll është nikoqire e Juventusit. Bardhezinjtë vijnë pas një disfate në kampionat dhe synojnë një rezultat pozitiv, përballë një kundërshtari që në shtëpi është treguar gjithmonë i fortë.
Nga ora 21:00 zhvillohen tre përballje të tjera të zjarrta. Real Madrid përballet sërish me Benfica, skuadër që e mposhti 4-2 në fazën e ligës. Madrilenët kërkojnë revanshin, ndërsa fakti që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi u jep një avantazh psikologjik.
Në Francë, kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain matin forcat me AS Monaco në një duel tërësisht francez, ku diferencat pritet të jenë minimale dhe gjithçka do të vendoset në fushë.
Ndërkohë, në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund pret Atalanta. Dy skuadra me filozofi sulmuese dhe në formë të mirë, duke premtuar spektakël dhe ritëm të lartë.
Katër ndeshjet tjera të 1/16 së finales në Ligën e kampionëve zhvillohen nesër . Takohen: Qarabag – Njuwcastle, Bodo/Glimt – Inter, Club Brugge – Atletico Madrid dhe Olympiakos – Bayer Leverkusen
1/16 FINALA
17.02. 18:45
Galatasaray – Juventus
Benfika – Real Madrid
Borusia Dortmund – Atalanta
Monaco – PSG
18.02. 18:45
Qarabag – Njuwcastle
Bodo/Glimt – Inter
Club Brugge – Atletico Madrid
Olympiakos – Bayer Leverkusen
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
MILANO-CORTINA: AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI
Në garën e re kërcime me ski në kushte tejet të papërshtatshme atmosferike, Austria arrin të fiton medaljen e art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.
Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026.
Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.
Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.
Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

