Connect with us

Sport

FFM KA DYSHIME SE NDESHJA KOZHUFI-BASHKIMI ËSHTË KURDISUR?

Published

on

Pasditen e së martës u zhvillua ndeshja  hapëse e javës së  31-të  në Ligën e  parë të futbollit vendor mes Vardarit  dhe Struga Trim Lum, ndeshje  kjo e  cila  u zhvillua në kompleksin stërvitore të  FFM-së  përfundoi me  barazim pa  gola  0-0,nga  në kampionatin e ligës së dytë u  zhvilluan ndeshjet e javës së  28-të  ku  tre  skuadrat  kryesuese Makedonija Gj.P, Arsimi dhe Bashkimi vazhdojnë  sipas  planit të tyre. Por  FFM dyshon  se  takimi Kozhufi – Bashkimi ishte e kurdisur?

 Skuadra e Çegranit klubi i futbollit Arsimi në Veles mundi Borecin me rezultatin 4-2 dhe  kështu vazhdon garën për kualifikim në elitën e futbollit vendor. Autor të golave  për fitoren 4-2 ishin Alban Taipi 2 gola Boban Georgiev dhe  Subi Mustafa nga një gol.  Arsimi në ndeshjen e parafundit të kampionatit e  zhvillon  në  stadiumin  qytetit në Gostivar  me  Makedonija Gj.P me  fitore   edhe matematikisht  do ta  siguronte  kualifikimin në ligën e parë

Bashkimi i Kumanovës  arriti  të  shënon  fitore  2-1  kundër Kozhufit në Gjevgjeli, por epilogu i kësaj ndeshje  ka vënë dyshim organet e FFM-s  të  cilët kanë  dal me komunikatë ku  pos tjerash thuhet: Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e ndoqi ndeshjen midis KF Kozhuf dhe KF Bashkimi nga Liga e Dytë e Ligës së Kampionëve me zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë. Skenat që të gjithë pamë në fushë dhe sjellja e individëve janë një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj futbollit, ndaj lojës së ndershme dhe ndaj të gjithë atyre që marrin pjesë në sport me qëllime të ndershme.

 Ndërkaq  ka reaguar edhe  klubi i futbollit bashkimi  të  cilët  e demantojnë  dyshimin e FFM-s: ku  në mes tjerash thuhet:’’ Deri këtu kemi arritur vetëm në mënyrë sportive. Ngjarja e sotshme në Gjevgjeli, ku u ngrit pluhur të paparë deri më tani, duke qenë cak klubi ynë vetëm për ta ndërprerë rrugëtimin tonë. Klubi ynë, me përgjegjshmëri më të lartë informon të gjithë se si çdo ndeshje edhe kjo kundër Kozhufit, ishte e pastër dhe me shumë meritë fituam tri pikë, në luftën tonë për kualifikim për Ligën e Parë !  Besojmë fortë, se ky sulm do të shkrihet, sepse ska asnjë fakt, argument apo indikacion që klubi yne nuk ka luajtur ferplej. Me shpresë për drejtesi e zbatim të ligjit, Ju ftojmë të shtunën ora 17:00, në derbin e javës kundër Detonitit”.

Rezultatet e xhiros e 28-të: Boreci – Arsimi 2-4, Bregallnica – Bellasica 1-0, Detonit Plaçkovica – Ohri 3-2, Skopje – Pobeda 0-0, Kozhufi – Bashkimi 1-2, Osogova – Novaci  2-0, Vardari  – Makedonija Gj.P 0-1 dhe Vardarski – Kamenica Sasa 1-4

Advertisement

Tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P me 63 pikë, Arsimi me 61, dhe Bashkimi me 60 pikë

Sport

SHKËNDIJA BËN NJË HAP PRAPA NË “BETEJËN” PËR TITULLIN KAMPION!

Published

on

Në ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit, në Tetovë, Shkëndija zhgënjeu tifozët duke pësuar humbje nga Pelisteri me rezultatin 2 me 1.

Shkëndija bëri një hap prapa në betejën për titullin kampion. Në Tetovë, Pelisteri, mbase shfrytëzoi ditën e keqe të tetovarëve dhe kthehet me tri pikë në Manastir.

Padyshim se suksesit të Pelisterit më së shumti I gëzohen tifozët e Vardarit duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave për titullin kampion.

Ndryshe, në ndeshjen e sotme në Tetovë, të parët avancuan mysafirët me golin e Spirovskit në minutën e 37-të, kurse barazoi Besart Ibraimi në minutën e 43.

Vlen të përmendet se Ibraimi golin e tij të sotëm ia kushtoi bashkëlojtarit Reshat Ramadani i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë.

Advertisement

Kur pritej që Shkëndija në pjesën e dytë ta tregojë në vepër cilësinë dhe domininimin, krahas shumë rasteve, në minutat shtesë të ndeshjes, Pelisteri, përmes Kerimit shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në Tetovë.

Pavarësisht humbjes do të vazhdojë “beteja” për titullin kampion, pasi edhe rezultati I ndeshjes së sotme në Tetovë, por edhe fitorja e Arsimit ndaj Vardarit dëshmojnë se sa e paparashikueshme është Liga e Parë e futbollit.

Gjithashtu edhe “lufta” për ekzistencë ka për të qenë mjaft dinamike, me cka priten edhe ndeshja interesante dhe vendimtare deri në fund të kampionatit.

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: OLIMPIAKOSI DHE FENERBAHÇE KRYESOJNË EUROLIGËN

Published

on

Në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve janë  zhvilluar ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryesojnë Olimpiakosi dhe  Fenerbahçe me  nga 23 fitore e 12 humbje 

 Shtatë  fitore të  skuadrave   vendase  dhe  tre  të atyre mysafire është  epilogu i   ndeshjeve  të  raundit të 35-të në  Euroligën e  basketbollit  në kategorinë e meshkujve .

Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të  pasi   para  tifozëve vendas  mundi  Real Madridin me rezultatin e  ngushtë 98-96 . Për  Baskomian  ishte  kjo  fitorja  e  18  sezonale, ndërsa  për  Realin ishte    disfata e  13  sezonale

Madridin  ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të merrnin kreun pasi kryesuesit Fenerbahçe u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahçen.  Fitore  surprizë  ka   shënuar edhe  skuadra gjermane  Bajerni ndaj kryesuesit ekipit Fenerbahçe  me rezultat  85-76. Tre skuadrat  që kanë regjistruar fitore në transfertë janë Olympiakosi,  Partizani  dhe Valencia, ndërsa në të gjitha  duelet tjera  fitues  dolën me meritë skuadrat  vendase.

Pas  kompletimit të raundit të 35-të renditjen e  kryesojnë Olimpiakosi  dhe  Fenerbahçe me  nga  23  fitore e  12  humbje  para  Real Madridit  dhe Valencias  që kanë nga 22 fitore e 13  humbje  ndërsa në pozitën e pestë dhe të  gjashtë  janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas me nga 21 fitore e 14 disfata

Advertisement

 Rezultatet e Raundit të  35-të

 Baskonia  –  Real Madrid  98 – 96

Virtus Bologna  – Valencia   81 – 94

Lyon Villeurbanne – Olympiakos  74 – 82         

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes 103 – 89

Advertisement

Paris – Milano 103 – 93

Crvena Zvezda  – Partizan 82 – 89        

Dubai – Monaco   101 – 91                    

Hapoel Tel-Aviv – Panathinaikos  92 – 88

Zalgiris Kaunas – Barcelona  83 – 71

Advertisement
Bayern – Fenerbahce  85 – 76     
 
 

SHABAN SINANI     TV KOHA

Continue Reading

Sport

MAKOLLI: KOSOVËN TA PËRFAQËSOJMË SA MË DENJËSISHT NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Published

on

Kryetari i Federatës së Kik Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në sport. Gjatë një prononcimi për Tv Koha, Makolli ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet sporti i Kikboksit.

 Fatmir Makolli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në kick-box.

 Fatmir Makolli gjatë një prononcimi për Tv Koha tha se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në rritjen e nivelit të Kick-boxit në Kosovë.

‘’Për mua  kjo mirënjohje  ka qenë  një nderë i madh  që më është bë  dhe  punës time dhe  rrugës  time. Rrugëtimin tim që e kam  bë  në sport  kjo në fund u kurorëzua me këtë medalje  dhe besoj  që unë  kam  qenë shumë i nderuam  dhe  jam i priveligjuar që kam arrit  ta kem  këtë medalje  prej  presidentes. Gjithashtu  kisha  falënderua   shumë presidenten për këtë çmim  që ma ka nda  dhe besoj  që kjo tregon që unë 50 vite merrem me sport  dhe ia kam kushtua  sportit . Besoj  që kjo u kurorëza  në  fund  me këtë mirënjohje’ ’ deklaroi Fatmir  Makolli

 Duke marrë parasysh se sportet luftarake paraqesin sinonim të suksesit sportiv, sipas Makollit sfida kryesore mbetet që Kosova sa më denjësisht të prezantohet në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

  ’Me të thënë të drejtën, tani ne nuk kemi shumë sfida, se dihet neve na përkrah  gjithmonë ministria e  sportit,  shteti, e kemi përkrahjen dhe besoj se në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësojmë vendin  tonë, flamurin tonë dhe shtetin tonë, besoj se ka vend edhe me i pas  kushtet edhe më të mira. Besoj që në të ardhmen do t`i kenë sportistët tonë dhe  do të na përfaqësojnë sa ma denjësisht në arenën ndërkombëtare’’ tha  Fatmir Makolli

 Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.

 Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

 Shaban  Sinani – TV KOha
Continue Reading

Më të lexuarat