Connect with us

Lajme nga vendi

Gashi: Brenda një viti përmirësuam dukshëm fushat në sferën e Sigurisë së Parlamentit, Transparencës dhe Digjitalizimit

Published

on

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në emisionin BE dhe NE në RTVM programi në gjuhën shqipe deklaroi midis tjerash se brenda një viti kanë arritur që të zhvillojnë diplomacinë parlamentare.

Sipas Gashit, tre katër fushat kryesore ku ata kanë vendosur fokusin kryesor, si Transparenca, qasja ndaj Parlamentit, digjitalizimi dhe Siguria janë përmirësuar dukshëm.

“ Pyetje e thjeshtë, por përgjigja është pak më komplekse. Sidoqoftë, unë mandatin e fillova me një vizion më afatgjatë dhe me më shumë prioritete. Të cilat, në fakt ishin përcaktime strategjike të vet Kuvendit, si dokumente që janë sjell në këtë Kuvend. Megjithatë, edhe janë, si me thënë vizioni i imi për atë se si unë e shoh Parlamentin. Dhe ajo është pak më shumë ambicioz sesa që duhet realisht në rrethanat të cilat jemi si shtet. Megjithatë, pjesa ime më mbetet që të punoj vazhdimisht. Siç e thatë edhe ju është viti i parë, po kalon në këtë muaj. Unë jam prej atyre njerëzve që mendojnë se duhet ta bëjmë punën maksimalisht. Me nder, me përkushtim dhe pastaj vlerësimi iu mbetet qytetarëve. Prandaj unë nuk do të kisha vlerësuar deri ku jemi në këtë rrugëtim, por mendoj se kemi hapur shumë shtigje dhe po punojmë në shumë fusha. Fushat kryesore të cilat kemi bërë përparim të dukshëm është diplomacia parlamentare që nuk ka qenë e zhvilluar dhe që ne po e zhvillojmë në një masë të dukshme dhe mjaft ambicioze. Transparenca, qasja ndaj Parlamentit, digjitalizimi dhe siguria e Parlamentit janë tre katër shtyllat kryesore të cilat jemi munduar vazhdimisht të punojmë brenda këtij viti. Dhe çdo ditë gati se jemi marr intenzivisht me punën e këtillë që ta shtyjmë Parlamentin drejt arritjes së këtyre qëllimeve”, deklaroi Gashi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat