Lajme nga vendi
Nën sloganin “Ushqim për shpirtin” fillon Panairi i librit në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup
Nën sloganin “Ushqim për shpirtin”, prej sot deri më 14 maj në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 37-të i Panairit të librit. Janë paralajmëruar mbi 65 shtëpi botuese dhe më shumë se 110 promovime dhe takime me autorë.
Panairi do të hapë dyert për vizitorët sot në orën 10, ndërsa hapja zyrtare do të mbahet në orën 12 me fjalim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Gjatë shtatë ditëve të panairit, ku do të ketë edhe prezantim nga Republika e Serbisë, vizitorët do të kenë mundësinë të zgjedhin libra nga oferta e pasur e autorëve vendas dhe të huaj, të marrin pjesë në promovime të veprave të reja dhe të takohen me botues.
Dashamirësit e letërsisë moderne, sivjet do të takohen edhe me shkrimtarin e njohur gjerman Sebastian Ficek, ndërsa për më të rinjtë do të organizohen punëtori edukative dhe krijuese, maskota dhe argëtim më 10 dhe 11 maj.
Panairi do të ofrojë më shumë se 110 promovime dhe takime me autorë, ndërsa pritet që numri i vizitorëve të kalojë 30.000, nga të cilët rreth 12.000 janë studentë.
Dyert e Panairit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10 deri në orën 20, ndërsa ditën e fundit deri në orën 18. Çmimet e biletave janë 100 denarë për biletë të rregullt, 50 denarë për nxënësit dhe 250 denarë për tre vizita. Hyrja është falas për fëmijët deri 12 vjeç në prani të prindërve. Me çdo biletë të blerë, 15 denarë do të dhurohen për Fshatin e fëmijëve SOS.
Disa shtëpi botuese në vend kanë shpallur tashmë programin dhe ofertat e tyre për Panairin e librit të këtij viti.
Siç është paralajmëruar, për qasje më të lehtë për vizitorët në Panairin e 37-të ndërkombëtar të librit, nga sot deri më 14 maj në linjën e rregullt të transportit do të përfshihen dy linja të autobusëve “100” dhe “200”. I pari do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra nga Deksion.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

