Connect with us

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA ZYRTARISHT KAMPION I SEZONIT 2024/25

Published

on

Katër ndeshjet e zhvilluara  në  javën e  31-të të sezonit 2024/2025  në Ligën e Parë të  futbollit  solli tre  fitore për ekipet vendase  dhe vetëm një barazim  duke u  regjistruar 11 gola. Shkëndija e Tetovës pas fitores kundër Rabotniçkit  zyrtarisht siguroi  titullin kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll.

 Shkëndija e Tetovës  dy  xhiro para përfundimit të kampionatit zyrtarisht siguroi  titullin kampion për sezonin 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor. Kuqezinjtë dje  regjistruan fitoren e 19-të sezonale ku kanë  regjistruar edhe 10 barazime e 2 humbje me golaverazh 55:27 duke  grumbulluar 67 pikë  që janë të mjaftueshme  që matematikisht  të shpallen  kampion  për  të pestën herë në historinë e këtij klubi  ndërsa titulli i katër  me menaxhimin e Kompanisë Ecolog. Autor të golave për  ekipin kuqezi ishin Latifi dhe Tamba, ndërsa për miqtë shënoi Delay nga pika e bardhë.   Me përfundimit e kësaj ndeshje nisi festa ku para stadiumit kishin ardhur një grup i madh i ‘Ballistëve’ të cilët edhe më tepër e madhëruan këtë festë për titullin e pestë Kampion i Maqedonisë së Veriut. Timonieri i  skuadrës  jeton Beqiri tha se përkundër shumë vështirësive dhe presioneve ia arritëm qëllimit.

 ‘’Ishte një kampionat i rëndë ishte një kampionat që nuk ishte i lehtë, ishte  kampionat me shumë peripeci si me probleme me momente të presionit psikologjik por e rëndësishme është  në fund  kur  del i pari ia  vlejnë të gjitha gjërat’’

Padyshim se më meritor për këtë titull janë futbollistët të cilët gjatë gjithë kampionatit u munduan të japin më të mirën e tyre 

 ‘ Ndihem  shumë i lumtur. E dimë se gjatë këtij viti çfarë sakrifice , çfarë mundi kemi pasur të gjithë së bashku. I faleminderojë të gjithë ato që na  kanë përkrahë edhe  urime  titullin, ishalla  shtohen  titujt ende më shumë ‘ tha Besart Ibraimi

Advertisement

 ‘Gjithë ishin kundër nesh por përsëri Shkëndija në fund  doli kampion vetëm kundër gjithëve’ tha futbollisti Klisman Cake

Drejtori  sportiv Ardian Cuculi ishte mjaft  i emocionuar pasi si  futbollist e ka pasur  shumë  më lehtë se sa tani si drejtor sportiv në këtë moment festiv

 ‘Kanë qenë emocione dhe momente  gjatë gjithë vitit  si të mira ashtu edhe të vështira. Kemi kaluar peripeci të mëdhaja. Ka  qenë më lehtë si  lojtar kurse  si drejtues e kam përjetuar më shumë. Kështu që më vjen mirë që pas  disa  vitesh Shkëndija e rikthen  titullin aty  kua  i takon. Urime gjithë tifozëve Ballistë, gjithë Tetovës dhe urime  gjithë  stafit  futbollistëve dhe  gjithë shqiptarëve anë e mbanë ‘  deklaroi Ardian Cuculi drejtor sportiv në KF Shkëndija

 Një ndeshje  me  kthesa  të  shumta  në  fund  doli  që të vendosin  dy  golat e realizuar në minutat shtesë të ndeshjes  ku  AP Brera mundi Shkupin 4-3. Aktualisht  nuk ka  asnjë reagim nga  organet kompetente  ashtu  siç ndodhi   në ndeshjen e Ligës së dytë Kozhufi – Bashkimi ku kuamovarët   dolën  fitues me golin  në sekondat e fundit të ndeshjes  që  nxori shumë dyshime dhe dilema. Në Kavadar, Tikveshi me  rezultatin minimal 1-0  mundi   Besën e Dobërdollit. Të  martën  Vardari dhe  Struga Trim Lum  barazuan pa  gola 0-0

Pas javës së 31-të tabelën e kryeson  Shkëndija me  67 pikë e ndjekur  nga  Sileksi me 63 , Rabotniçki me 56 pikë dhe Struga Trim Lum me  49 pikë.

Advertisement

 

Shaban Sinani – Tv Koha

Sport

SHKËNDIJA BËN NJË HAP PRAPA NË “BETEJËN” PËR TITULLIN KAMPION!

Published

on

Në ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit, në Tetovë, Shkëndija zhgënjeu tifozët duke pësuar humbje nga Pelisteri me rezultatin 2 me 1.

Shkëndija bëri një hap prapa në betejën për titullin kampion. Në Tetovë, Pelisteri, mbase shfrytëzoi ditën e keqe të tetovarëve dhe kthehet me tri pikë në Manastir.

Padyshim se suksesit të Pelisterit më së shumti I gëzohen tifozët e Vardarit duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave për titullin kampion.

Ndryshe, në ndeshjen e sotme në Tetovë, të parët avancuan mysafirët me golin e Spirovskit në minutën e 37-të, kurse barazoi Besart Ibraimi në minutën e 43.

Vlen të përmendet se Ibraimi golin e tij të sotëm ia kushtoi bashkëlojtarit Reshat Ramadani i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë.

Advertisement

Kur pritej që Shkëndija në pjesën e dytë ta tregojë në vepër cilësinë dhe domininimin, krahas shumë rasteve, në minutat shtesë të ndeshjes, Pelisteri, përmes Kerimit shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në Tetovë.

Pavarësisht humbjes do të vazhdojë “beteja” për titullin kampion, pasi edhe rezultati I ndeshjes së sotme në Tetovë, por edhe fitorja e Arsimit ndaj Vardarit dëshmojnë se sa e paparashikueshme është Liga e Parë e futbollit.

Gjithashtu edhe “lufta” për ekzistencë ka për të qenë mjaft dinamike, me cka priten edhe ndeshja interesante dhe vendimtare deri në fund të kampionatit.

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: OLIMPIAKOSI DHE FENERBAHÇE KRYESOJNË EUROLIGËN

Published

on

Në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve janë  zhvilluar ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit 2025/2026. Tabelën e kryesojnë Olimpiakosi dhe  Fenerbahçe me  nga 23 fitore e 12 humbje 

 Shtatë  fitore të  skuadrave   vendase  dhe  tre  të atyre mysafire është  epilogu i   ndeshjeve  të  raundit të 35-të në  Euroligën e  basketbollit  në kategorinë e meshkujve .

Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të  pasi   para  tifozëve vendas  mundi  Real Madridin me rezultatin e  ngushtë 98-96 . Për  Baskomian  ishte  kjo  fitorja  e  18  sezonale, ndërsa  për  Realin ishte    disfata e  13  sezonale

Madridin  ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të merrnin kreun pasi kryesuesit Fenerbahçe u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahçen.  Fitore  surprizë  ka   shënuar edhe  skuadra gjermane  Bajerni ndaj kryesuesit ekipit Fenerbahçe  me rezultat  85-76. Tre skuadrat  që kanë regjistruar fitore në transfertë janë Olympiakosi,  Partizani  dhe Valencia, ndërsa në të gjitha  duelet tjera  fitues  dolën me meritë skuadrat  vendase.

Pas  kompletimit të raundit të 35-të renditjen e  kryesojnë Olimpiakosi  dhe  Fenerbahçe me  nga  23  fitore e  12  humbje  para  Real Madridit  dhe Valencias  që kanë nga 22 fitore e 13  humbje  ndërsa në pozitën e pestë dhe të  gjashtë  janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas me nga 21 fitore e 14 disfata

Advertisement

 Rezultatet e Raundit të  35-të

 Baskonia  –  Real Madrid  98 – 96

Virtus Bologna  – Valencia   81 – 94

Lyon Villeurbanne – Olympiakos  74 – 82         

Maccabi Tel Aviv – Anadolu Efes 103 – 89

Advertisement

Paris – Milano 103 – 93

Crvena Zvezda  – Partizan 82 – 89        

Dubai – Monaco   101 – 91                    

Hapoel Tel-Aviv – Panathinaikos  92 – 88

Zalgiris Kaunas – Barcelona  83 – 71

Advertisement
Bayern – Fenerbahce  85 – 76     
 
 

SHABAN SINANI     TV KOHA

Continue Reading

Sport

MAKOLLI: KOSOVËN TA PËRFAQËSOJMË SA MË DENJËSISHT NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Published

on

Kryetari i Federatës së Kik Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në sport. Gjatë një prononcimi për Tv Koha, Makolli ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet sporti i Kikboksit.

 Fatmir Makolli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në kick-box.

 Fatmir Makolli gjatë një prononcimi për Tv Koha tha se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në rritjen e nivelit të Kick-boxit në Kosovë.

‘’Për mua  kjo mirënjohje  ka qenë  një nderë i madh  që më është bë  dhe  punës time dhe  rrugës  time. Rrugëtimin tim që e kam  bë  në sport  kjo në fund u kurorëzua me këtë medalje  dhe besoj  që unë  kam  qenë shumë i nderuam  dhe  jam i priveligjuar që kam arrit  ta kem  këtë medalje  prej  presidentes. Gjithashtu  kisha  falënderua   shumë presidenten për këtë çmim  që ma ka nda  dhe besoj  që kjo tregon që unë 50 vite merrem me sport  dhe ia kam kushtua  sportit . Besoj  që kjo u kurorëza  në  fund  me këtë mirënjohje’ ’ deklaroi Fatmir  Makolli

 Duke marrë parasysh se sportet luftarake paraqesin sinonim të suksesit sportiv, sipas Makollit sfida kryesore mbetet që Kosova sa më denjësisht të prezantohet në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

  ’Me të thënë të drejtën, tani ne nuk kemi shumë sfida, se dihet neve na përkrah  gjithmonë ministria e  sportit,  shteti, e kemi përkrahjen dhe besoj se në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësojmë vendin  tonë, flamurin tonë dhe shtetin tonë, besoj se ka vend edhe me i pas  kushtet edhe më të mira. Besoj që në të ardhmen do t`i kenë sportistët tonë dhe  do të na përfaqësojnë sa ma denjësisht në arenën ndërkombëtare’’ tha  Fatmir Makolli

 Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.

 Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

 Shaban  Sinani – TV KOha
Continue Reading

Më të lexuarat