Connect with us

Lajme nga vendi

Vjen ndryshimi edhe në ITSHKSH – Pas 11 vitesh, Instituti me drejtor të ri

Published

on

Pas 11 vitesh vjen ndryshimi edhe në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup. Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët. Prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ky ndryshim konsiderohet si një hap i domosdoshëm drejt depolitizimit dhe profesionalizimit të ITSHKSH-së, në funksion të rritjes së transparencës institucionale, forcimit të cilësisë shkencore dhe përmbushjes së misionit të tij kombëtar.

Lajme nga vendi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot, deri 40 gradë

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.

Gjatë javës së re të punës, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri mesatare. Temperatura ditore në disa vende do të kalojë 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe 40 gradë Celsius.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.

“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.

Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.

 

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat