Lajme nga rajoni
Britania e Madhe i bën thirrje Serbisë të bashkëpunojë që përgjegjësit e sulmeve në veri të dalin para drejtësisë
Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si një çështje urgjente për stabilitetin institucional dhe politik të vendit.Në deklaratën e tij, Holland shprehu gjithashtu shqetësim për tensionet e vazhdueshme në katër komunat veriore të Kosovës dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.
“Ne vazhdojmë t’u nënvizojmë bashkëbiseduesve në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë,” tha ai, duke vlerësuar gjithashtu mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt, si dhe mbështetjen që OSBE-ja i ofroi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi.Gjatë fjalës së tij, Holland mirëpriti Gerard McGurk si Shef të ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe përgëzoi punën e Misionit në një kontekst të ndërlikuar politik dhe të sigurisë.
Ambasadori britanik theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të komuniteteve joshumicë dhe të përmbushë angazhimet si një shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.Ai përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për nevojën e drejtësisë lidhur me sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023, përfshirë incidentin në Banjskë dhe sulmin në kanalin Ibër-Lepenc.
“Ne bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këto akte,” deklaroi Holland.Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të palëve në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke paralajmëruar se moszbatimi i marrëveshjeve dëmton jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.
Në fjalën e tij, ambasadori britanik përgëzoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.Holland riafirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, si dhe angazhimin për paqe dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë rolin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga vendi1 month agoDaut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

