Lajme nga vendi
Mbi 15.000 nxënës të shkollave të mesme do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të maturës shtetërore
Mbi 15,000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm do të japin nesër provimin e parë nga dy provimet e eksterne për provimin e maturës shtetërore të këtij viti – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët, raporton SHENJA.
Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), 15,004 kandidatë janë regjistruar për provimin e maturës shtetërore të këtij viti.
Nga këta, 8,816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5,966 nga shkollat e mesme dhe 222 nga shkollat për arsim artistik.
9,969 nxënës janë regjistruar për provimin e parë të ekstern për gjuhën maqedonase, 4,339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.
Provimi i dytë i ekstern për provimin e maturës shtetërore, i cili është opsional për nxënësit, do të jepet më 11 qershor. Ashtu si vitet e kaluara, numri më i madh i nxënësve zgjodhën të jepnin lëndën e gjuhës angleze në këtë provim të maturës shtetërore (13,457 nxënës).
Për testin e matematikës u regjistruan 1246 nxënës, 73 do të japin testin e gjuhës gjermane, 24 – testin e gjuhës frënge, 62 – testin e estetikës. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për testin e gjuhës ruse dhe tre për testin e gjuhës italiane.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

