Connect with us

Lajme nga bota

Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”

Published

on

Administrata Trump ka vendosur rreth 4,000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles të hënën në përgjigje të protestave kundër bastisjeve të imigracionit, raportoi të martën “The Guardian”

Pavarësisht se u përballën me gaz lotsjellës dhe municione të tjera gjatë fundjavës, protestuesit vazhduan të protestonin të hënën dhe familjet e emigrantëve të ndaluar kërkuan lirimin e të dashurve të tyre.

Administrata Trump fillimisht tha se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare po dërgoheshin në Los Angeles, por guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, më vonë të hënën njoftoi se ishte informuar se zyrtarët federalë po dërgonin 2,000 trupa shtesë edhe pse , sipas tij, vetëm 300 janë vendosur deri tani.

Newsom ka kundërshtuar këto masa, duke konsideruar se qyteti po përdoret si “eksperiment”.

Lajme nga bota

Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë

Published

on

Një person nga Zvicra e ka vënë në test qëndrueshmërinë e tij ndaj të ftohtit duke thyer rekordin botëror të Guinnessit duke kaluar më shumë se dy orë i mbuluar me borë, derisa të veshur kishte vetëm disa brekë të larjes.

Elias Meyer, një garues i peshëngritjes, ka thënë se ka vendosur ta marrë titullin si njeriu që ka qëndruar më së gjati me tërë trupin në borë, pasi ka zbuluar se ende askush nuk e ka kapur kohën prej 2-oresh.

Rekordi i mëhershëm është vendosur nga një polak, Valerjan Romanvoski në vitin 2022, i cili ka qëndruar 1 orë e 45 minuta e 2 sekonda.

Ai ka thënë se më shumë e ka penguar pesha e borës sesa i ftohti.

Atleti ka shtuar se ai ka dashur të tregojë se “trupi është i aftë të përballojë gjëra të pabesueshme”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiç në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

Published

on

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës. Presidenti Serb ka udhëtuar në mënyrë surprizë drejt vendit që po i reziston përpjekjes së Rusisë për pushtim, ndërsa pritet të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”.

Njoftimi vjen nga vetë zyra e presidentit të Serbisë. Kjo nuk është përtypur mirë nga Rusia, që ka ashpërsuar gjuhën me akuza ndaj Beogradit zyrtar se po dërgon në Ukrainë municione dhe armatime. Zëdhënsja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, përdori një ton kërcënues teksa shtroi pyetjen për vendin aleat se në anën e kujt janë, të Moskës, apo të atyre që i quajti “neonazistë”.

“Ata që flasin për dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie me Rusinë, për të ndërtuar një dialog me të, duhet së pari të pyesin veten nëse janë në anën e së vërtetës apo të neonazizmit”, u shpreh zyrtarja. Zakharova u pyet nga gazetarët nëse kjo vizitë e Vuçiç në Odesa është detyruar nga perëndimi që i bën presion vazhdimisht, pasi javë më parë ishte në Sheshin e Kuq të Moskës për Paradën e Fitores.

“Duhet të shtrohet pyetja se me kë do të shoqërohet. Çfarë idesh do të ndajnë ata që janë atje? Me kë do të identifikohen? Regjimi i Kievit është një regjim që i lavdëroi kriminelët nazistë”, shtoi mes tjerash zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse. Nga fjalët, Moska kaloi në vepra. Në qytetin ku mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglindore, ushtria e Rusisë lëshoi një sulm masiv me dronë dhe raketa. Përveç Odesës, trupat e Putinit kanë bombarduar edhe rajone të tjera. Në Kharkiv raportohen viktima dhe të plagosur, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase konfirmon se ka rrëzuar 40 dronë nga 85 të lëshuar gjithsej.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Gjendet e vdekur në pyll në Gjermani 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, ende mister

Published

on

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri në Gjermani më 5 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it. Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç. Ai është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin. Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat