Lajme nga vendi
Mickoski: Për 20% është rritur numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar

Krytari i Qeverisë së Republikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me të dhënat për turizmin në Maqedoni, të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave, deklaroi:
“Epo, jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse këto janë të dhëna jashtëzakonisht të mëdha dhe me cilësi të lartë, veçanërisht të rëndësishme për veprimtarinë e shërbimeve dhe të hotelerisë. Mund të them se në katër muajt e parë, turizmi, gjegjësisht numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve rritet me një përqindje prej 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si në prill ashtu edhe në katër muajt e parë. Por edhe struktura e turistëve ndryshon. Tani shohim turistë që vijnë nga Gjermania, Franca, etj.
Nga ajo që di unë nga operatorët turistikë, për vitin e ardhshëm janë planifikuar të paktën gjysmë milioni netë qëndrime, jashtë sezonit në Ohër. Gjë që do të thotë shumë për ne si vend. Vitin e kaluar patëm një rekord prej dyqind mijë turistësh të regjistruar, me rreth 3.5 milion netë qëndrime.
Këtë vit qëllimi ynë është të arrijmë deri në 4 milion netë qëndrime dhe një milion e gjysmë turistë. A do të kemi sukses? – Shpresoj se po.
Parametrat e parë janë të mirë dhe më gëzon ajo që numri i mysafirëve të huaj vazhdon të rritet në muajin e parë të tremujorit të dytë në prill me pothuajse 21%, dhe numri i netë qëndrimeve nga mysafirë të huaj me pothuajse 20%, gjë që do të jetë një kontribut i mirë për prodhimin e brendshëm bruto në tremujorin e dytë”.
Lajme nga vendi
Kontrolli i DAP-it për fiskalizimin, parregullsi tek 30 për qind e subjekteve, katër mbyllen

Kater subjekte juridike janë mbyllur, prej të cilëve tre në Ohër dhe një në Strugë, për shkak të mosdhënies së faturave fiskale. Kontrolli i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, i zbatuar nga 28 korriku deri më 3 gusht në shumë qytete, përfshirë edhe vendet turistike, ka treguar se tek 30 për qind e objekteve të kontrolluara janë konstatuar parregullsi në përputhje me Ligjin për regjistrimin e qarkullimit të parave të gatshme.
Në kontrollë janë përfshirë, restorante, kafe-barë, banak plazhi, ëmbëltore, markete, dyqane për rroba dhe bizhuteri, hotele, transportues automjetesh, parkingje dhe subjekte të tjera tregtare për shitje me pakicë.
“Nga 214 subjekte të kontrolluara, tek 30,8 për qind, gjegjësisht tek 66 prej tyre, janë konstatuar parregullsi në përputhje me Ligjin për regjistrimin e qarkullimit të parave të gatshme. Për parregullsitë e konstatuara janë marrë 66 masa sanksionuese – gjoba, të cilat do të shqiptohen në përputhje me madhësinë e subjektit. Për katër, gjegjësisht tre subjekte nga Ohri dhe një nga Struga, për shkak të mosdhënies së faturave fiskale për herë të dytë brenda një periudhe dyvjeçare, është shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm për ushtrimin e aktivitetit (shtypje)”, informojnë nga DAP-i.
Numri më i madhë i kontrolleve janë kryer në Strugë, Ohër dhe Manastir (126) ku janë konstatuar 29 parregullsi, prej të cilave 11 në Strugë dhe 18 në Ohër.
Në kryeqytet janë kryer gjithsej 14 kontrolle, ku janë konstatuar katër parregullsi. Në Prilep janë kryer shtatë kontrolle, ndërsa janë konstatuar tre parregullsi. Në Tetovë dhe Gostivar janë kryer 32 kontrolle dhe janë konstatuar 14 parregullsi, nga të cilat 13 në Tetovë dhe një në Gostivar. Në Shtip, Negotinë, Demir Kapi, Kavadarc, Veles dhe Kumanovë janë kryer 35 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 16 parregullsi, edhe atë një parregullsi në Negotinë dhe Kavadarc, dy në Demir Kapi, tre në Shtip, katër në Veles dhe pesë parregullsi në Kumanovë.
Lajme nga vendi
27 shqiptarë punësohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor

Në kuadër të përpjekjeve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore, janë realizuar 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
Nëntë vjet nga përmbytjet katastrofale në Gazi Babë ku humbën jetën 22 persona

Sot bëhen nëntë vjet nga përmbytjet katastrofale në Hasanbeg, Stajkovc dhe fshatrat përreth, ku humbën jetën 22 persona.
Gjatë motit të paprecedent dhe përmbytjes shkatërruese u shpëtuan mijëra qytetarë, ndërsa jetën e humbën 22 persona. Viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçar nga fshati Stajkovc.
Të ndjerët nga kjo fatkeqësi natyrore ishin nga rajonet e fshatrave Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovcë dhe Haraçinë. Shumica e viktimave humbën jetën në rrethrrotullimin e Shkupit, ndërsa disa u mbytën nëpër shtëpitë e tyre, të zënë nga uji dhe pa mundësi për të dalë.
Brenda 24 orëve të datës 6 gusht 2016, në Shkup ranë 92.9 litra shi për metër katror, ndërsa në dy orët e para të stuhisë u regjistruan mbi 800 rrufe.
Qytetarët nga e gjithë Maqedonia, të koordinuar nga Kryqi i Kuq, Shtabi i Krizës dhe institucionet përkatëse, u solidarizuan ditët në vijim për të grumbulluar ndihma të domosdoshme për të prekurit.
Data 8 gusht 2016 u shpall Ditë Zie.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve