Connect with us

Sport

SHKËNDIJA PËRGATITET  PËR  PARAQITJE DINJITOZE NË GARAT  EVROPIANE

Published

on

 Kampioni I Maqedonisë në  futboll, Shkëndija e Tetovës sot përfundon  fazën e parë të përgatitjeve  për  garat  evropiane  si dhe për  kampionatin e ri vendor, ndërsa  nga  dita  e nesërme  udhëton në Slloveni ku për  15  ditë do  zhvillon përgatitje intensive  dhe  do  luanë 4 ndeshje kontrolluese. Shorti  për  garat  europiane hidhet në Nion  të Zvicrës më 17  qershor

Klubi i Futbollit  Shkëndija tanimë  plot një javë është duke zhvilluar stërvitje  intensive nën urdhëratë e  trajnerit Jeton Beqiri, në kuadër të përgatitjeve për  garat e fazës së parë të Ligës së Kampionëve por edhe për sezonin e ri 2025/2026. Ekipi  i Televizionit  Koha  ishte e pranishme  në seancën stërvitore  dje  pas  dite  ku  mori proncimin e trajnerit Jeton Beqiri dhe kapitenit Besart Ibraimi lidhur  me punën e  ekipit gjatë  fazave përgatitore.

 ‘’Patjetër ne duhet të përgatitemi fillimisht për garat evropiane pastaj normalisht kompletimin e skuadrës edhe për kampionatin e Maqedonisë. Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve  të  cilët nga  dita e parë në çdo  stërvitje  japin maksimumin dhe  punojnë me shumë korrektësi’

 Sipas  planit  të  stafit teknik  faza e dytë  do të zhvillohet  në Slloveni  ku edhe  do të   zhvillojnë  disa  ndeshje kontrolluese

 ‘’ Po, konkretisht  domethënë ditën e premte  në mbrëmje ekipi udhëton  për  në Slloveni , atje  do të  qëndrojmë 15  ditë dhe përveç seancave  të rregullta dhe  punës  që  do bëjë skuadra  ne  do kemi edhe  4 ndeshje kontrolluese me  skuadra  shumë serioze dhe të  fuqishme  dhe besoj  që  me  anë të punës dhe ndeshjeve  të cilat do ti kemi atje ekipi  do arrije të mërijë konkretisht formën për të cilën ne  synojmë para  garave europiane’’  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Advertisement

 Sa  i  përket lëvizjeve më konkretisht  prurjeve  dhe largimeve trajneri  Beqiri  thas   n[ se  këtë gjëra  ndodhin  në afatin kalimtar por  shpreson se kompletimi i  ekipit  kuqezi  do bëhet në kohë. Dhe me ndonjë emër  të njohur

 ‘’Patjetër , normalisht se është koha  ku disa  futbollistëve  u ka skaduar  kontrata  edhe  kryesia e klubit  bisedon me çdo njërin nga ato për vazhdimin e  kontratave. Normalisht që  me  dikend  arrihet marrëveshja e me  dikend  nuk arrihet, këto janë pjesë të  punës. Kryesia e klubit e ka shumë të qartë kërkesat  që  ne  si staf kemi  bërë për  përforcimin e skuadrës  dhe janë duke  punuar  që të plotësohen ato kërkesa  dhe  do  zoti që sa më shpejtë  për shkak se gjendemi në një situatë ku ekipi është duke  punuar  por jemi edhe në situatë  ku  futbollistët  të  cilët janë të  lirë në treg  d.m.th pa  skuadra  zakonisht në qershor taktizojnë, presin diçka për jashtë. Por  besoj  që ato do  bëjnë maksimumin dhe ekipi  do jetë i kompletuar me kohë’’tha  trajneri  Bqeir

Edhe në sezonin e ri  kapiteni Besart Ibraimi pritet  të  jetë shtylla  kryesore ekipit  kuqezi  si  në  garat ndërkombëtare ashtu edhe në  ato vendor ri , Ai  për fazën e parë të përgatitjeve  tha  se  është i kënaqur  me  ecurinë e punës dhe  shpreson se  në Slloveni  do të përgatiten  maksimalisht. Ndërsa  për  përforcimet  eventuale tha presin përforcime të duhura

 ‘Normalisht që presim përforcim, tash punën e  përforcimeve e ka  kryesia jonë kështu që ia  lëmë  punë atyre të mbarojnë ndërsa ne të fokusohemi në punën  tonë dhe të përgatitet  ekipi në mënyrën më të mirë’’ deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Sa  i përket  paraqitjeve  në garat  evropiane,  kapiteni Besart  Ibraimi  tha  se  puno  e  tyre është të  japin maksimumin

Advertisement

 ‘’Po,  e jona është  të japim  maksimumin në çdo aspekt, të kemi fat  në short edhe  pse  jo mos me hy  në GRUP se e meriton ky klub’’ tha  kapiteni Ibraimi

Ekipi i Shkëndijës  nesër mbrëma udhëton për në  Slloveni  ku  nga  dita e shtunë për  15  ditë me  radhë  do të  zhvillojnë  përgatitje  me  intensitet in më të  lartë, Ndërsa  ditëve  në  vijim  ekipi  pritet të  përforcohet  edhe me ndonjë emër  të njohur vetëm e vetë  që  skuadra  të  ketë paraqitje  dinjitoze  në  garat  evropiane  por  edhe  në  kampionatin e ri.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

ATLETËT E KAMJANIT DINJITOZ NË LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË

Published

on

Në ‘’LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ që u mbajt në Brno të Republikës Çeke ku morën pjesë afro 3.000  atlet nga  27 vende evropiane  paraqitje të shkëlqyeshme kishin edhe pesë atletët  e klubit të atletikës Kamjani.

Klubi i atletikës Kamjani me pesë garues ishte pjesëmarrëse në Lojërat Evropiane  të Atletikës për Fëmijë deri në moshën U-15 që u mbajt  në Brno të Republikës Çeke.

Paraqitja e  garuesve të Kamjanit  ishte dinjitoze përkundër faktit se për herë  të parë  e  përfaqësonin Maqedoninë e Veriut  në  këto gara  ku merrnin pjesë afro 3.000 atletë nga 300  klube të 27  vendeve  evropiane.

Pas kthimit  nga Brno  trajneri Ibraim Xhemaili për TV Koha  tha se krahas  garave, atletët e Kamjanit  patën nderin të bartin edhe pishtarin Olimpik .

‘’Patëm nderin si Klubi i Atletikës Kamjani të përfaqësojmë Maqedoninë në garat Evropiane të Atletikës të mbajtura në Brno për grupmoshat U-16, ku numri i atletëve ishte mbi 3000, kurse numri i klubeve ishte mbi 300. Nga Maqedonia kishte edhe një klub tjetër që ishte pjesëmarrës, ishte klubi i atletikës Aerodrom, me 3 pjesëmarrës, ndërsa ne ishim me 5 pjesëmarrës. Me rezultatet e arritura atje jemi tepër të kënaqur, sepse atletët tonë, treguan një nivel të lartë, treguan disiplinë, dhe treguan konkurrencë të fortë, ku u përballën me atletët më të fortë të Evropës, dhe ishin në mesin e dhjetë apo pesëmbëdhjetë më të mirëve, me këtë unë si trajner realisht krenohem. Patëm edhe një nder tjetër, ku në hapjen solemne të këtyre garave, u përzgjodhën dy atletët tanë që të jenë bartës të pishtarit olimpik, ku vrapuan 50 metra me mbajtjen e pishtarit, dhe kjo na bën një nder më tepër për klubin tonë’’.

Advertisement

Trajneri  Xhemaili  tha se me paraqitjen e garuesve të Kamjanit  është  shumë i  kënaqur  duke  pasur  para sysh  se  kjo ishte  pjesëmarrja e tyre e parë  në këtë nivel  me  masivitet  të  jashtëzakonshëm të garave.

‘’Po ato u paraqitën në mënyrën më dinjitoze që mundën, ato bënë rezultet e tyre më të mira, ndoshta ishin pak të lodhur edhe nga rruga, sepse bëmë një rrugë të gjatë, mirëpo prapë se prapë ato bënë një paraqitje më të mirë. Shpresojmë që edhe tek ne, në komunën tonë, ndoshta së shpejti shpresojmë që të bëhet një pistë e atletikës në bashkëpunim me kryetarin Feti Abazi, që të jemi edhe më të përgatitur, më të avancuar në pistën e atletikës, të punojmë me sprinte dhe të jemi më konkurrues me ata. Shpresojmë edhe për medalje të luftojmë vitet e ardhshme’’.

Pjesë  e ekipit “LOJËRAT EVROPIANE TË ATLETIKËS PËR FËMIJË 2026’’ në  Brno të Çekisë ishin Arti Xheladini, Dijar Xhemaili, Berina Sinani, Amela Abdiji dhe Eljana Sallai.

Ndërsa klubi i  atletikës  Aerodrom  nga  Shkupi mori pjesë me 3  garues.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHAH:  KLUBI I SHAHUT “ANPASAN” KA SIGURUAR MBIJETESËN NË ELITË

Published

on

Me dy  fitore dhe një barazim  klubi i shahut  Anpasan ka  siguruar  mbijetesën në kampionatin shtetëror  të Shahut  që para disa  ditëve  u mbajt në Strugë. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rezultat dhanë dy shahistët nga Kosova, Nderim dhe Korab Saraçi.

Klubi i Shahut Anpasan ka përmbyllur me sukses Kampionatin e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Strugë duke siguruar mbijetesën në Ligën e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut MV-së.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të kampionatit ishte barazimi i Nderim Saraçit ndaj kampionit të Evropës,  Aleksandar Inxhiq  dhe  Korab Saraçit ndaj  kryemjeshtrit  Velimir Iviq, me një ELO rreth 2600, rezultat që dëshmon nivelin dhe potencialin e lojtarëve tanë.

 “Sa i përket kampionatit të ligës së pare  të shahut në Republikën e Maqedonisë së Veriut klubi ynë mori  pjesë  ne përforcime nga Kosova, Kampionin e Kosovës  Nderim Saraçi dhe nënkampionin  Korab Saraçi . Sa që në këtë konkurrencë jashtëzakonisht të  forte Klubi I shahut  Anpasan  arriti  që të mbijetoi  në Ligën e parë “

Klubi i Shahut Anpasan  nga  5 shtatori me dy  garues  do të përfaqësohet në festivalin e shahut për Junior Liqeni i Strugës.

Advertisement

 “Aktivitet e radhës të klubit  tone nga dita e shtunë më 5 shtator  klubi I shahut Anpasan  do të  do të ketë dy garues  të rijnë të cilët do të garojnë në Strugë në manifestimin Festivali i Strugës  me mbi 6  shtete  të rajonit ku klubi  ynë do të përfaqësohet me  Korab Hajrullahin dhe  Drin Imeri“

Ky kampionat ishte vetëm një hap drejt aspiratave  të klubit  për  paraqitje  më  dinjitoze dhe suksese më të mëdha  pasi klubi I shahut Anpasan dhe tetovarët meritojnë shumë më tepër.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

FUNDI I NJË EPOKE! MESSI TËRHIQET NGA KOMBËTARJA E ARGJENTINËS

Published

on

 Lionel Messi nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Ylli i “Albiceleste”, tashmë 39 vjeç, e bëri zyrtar vendimin këtë të hënë, përmes një letre personale që, sipas vetë futbollistit, ishte shkruar dy ditë pas finales së fundit të Botërorit.

Fundi i një epoke! Lionel Messi është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Argjentinës.

Pas 21 vitesh me 207 paraqitje, 125 gola, një Kupë Bote , dy Kupa Amerika dhe momente të panumërta magjie të pastër futbolli, Lionel Messi ka vendosur t’i japë fund udhëtimit të tij me ekipin kombëtar argjentinas

Vendimi i kapitenit shënon mbylljen e një epoke të artë e të papërsëritshme për përfaqësuesen ” Albiceleste”. Pasi arriti majat më të larta dhe udhëhoqi vendin e tij më suksese të mëdha, sulmuesi vendosi të largohet nga skena ndërkombëtare.

Futbolli botëror i thotë kështu lamtumirë një prej kapitujve individualë më të lavdishëm në historinë e këtij sporti.

Advertisement

Vendimi i fundit i Messit vjen pas një tjetër finaleje të Kupës së Botës, por këtë herë rrethanat janë krejtësisht të ndryshme.

Argjentina humbi 1-0 ndaj Spanjës në finalen e vitit 2026 dhe Messi më vonë zbuloi se kishte vendosur të tërhiqej dy ditë pas humbjes.

“Ishte një vendim që më dhembi, dhe ende më dhemb, në thelb, por e kuptoj se është koha e duhur. Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe para kësaj. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju sjellë gëzim dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit” thuhet pos tjerash në mesazhin e tij të lamtumirës.

Continue Reading

Më të lexuarat