Lajme nga vendi
Bislimoski: Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ndikojë edhe në çmimin e naftës në Maqedoni
Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ketë ndikim në çmimin e naftës në Maqedoni, beson kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, por ai nuk pret ndikim në çmimet e produkteve të tjera, raporton SHENJA.
Pas sulmeve të mbrëmshme nga Izraeli ndaj Iranit, ai theksoi se këtë mëngjes çmimi i naftës në bursat botërore ishte rritur me rreth dhjetë dollarë. Rritja, sipas Bislimovskit, është gjashtë-shtatë dollarë.
“Absolutisht do të ketë ndikim, le të shohim se si do të reflektohet në ditët në vijim. Për javën e ardhshme, nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim drastik kur të marrim vendimin, por vetëm vazhdon nëse ky trend i çmimeve të larta të derivateve të naftës vazhdon më tej. Absolutisht do të ketë ndikim në çmimin që do të paguajnë përdoruesit në Maqedoni”, tha Bislimovski sot para se të drejtohej në sesionin e panelit “Efikasiteti i Energjisë dhe Integrimi i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë në Sektorin e Shërbimeve” si pjesë e konferencës ndërkombëtare “E Ardhmja e Sektorit të Shërbimeve”, që po mbahet në Ohër.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

