Connect with us

Lajme nga vendi

DAP: Të regjistrohet qarkullimi me para të gatshme dhe të lëshohen llogari fiskale

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike ua ka kujtuar të gjitha objekteve hotelierike, tregtarëve dhe kryerësve të veprimtarive detyrimin ligjor për të regjistruar qarkullimin me paga të gatshme përmes një sistemi fiskal të miratuar dhe për të lëshuar llogari fiskale për çdo mall ose shërbim të paguar.

“Përveç kësaj, subjektet afariste janë të detyruara të regjistrojnë qarkullimin e arritur dhe ta paguajnë atë te bartësi i qarkullimit pagesor, jo më vonë se dita pas ditës së realizimit të qarkullimit. Ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë qarkullim me para në dorë, pavarësisht nëse janë pagues të TVSH-së apo jo, si dhe pavarësisht nëse veprimtaria është e përhershme apo sezonale. Aktivitetet janë pjesë e masave që Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr për të forcuar pajtueshmërinë tatimore dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, qëndron në kumtesën nga DAP.

Prej atje kujtojnë se mosrespektimi i detyrimit ligjor dhe mosregjistrimi i qarkullimit me para të gatshme, në përputhje me LRPG, sjell sanksione edhe atë duke shqiptuar gjoba dhe mbyllje të objekteve afariste. 

Lajme nga vendi

Përfundon kërkimi, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares

Published

on

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër.

Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.

Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës.

Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në ujërat e Vardarit ishte zhdukur edhe një grua 26 vjeçare, por ajo ishte gjetur e gjallë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident tragjik në Çellopek: Burri vdes pas vetëlëndimit

Published

on

Dje në fshatin Çellopek, një 40-vjeçar në rrethana tragjike i ka dhënë fund jetës së tij, shkruan Alsat.

Sipas banorëve të fshatit, 40-vjeçari R.Z, ka pirë acid muratik dhe i ka shkaktuar vetes disa plagë me thikë. Ai u dërgua në Qendrën Urgjente në Tetovë pa ndjenja. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua menjëherë në Klinikat në Shkup.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, R.Z, ndërroi jetë në Repartin e Kirurgjisë Kardiovaskulare (KARIL) në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Trupi i tij është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në prani të Prokurorit Publik.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së një shkolle në Vinicë, e punësoi të bijën pa arsim adekuat

Published

on

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.

Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një shkollë fillore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shkollës përmes pagave, në vlerë prej 245.666 denarësh”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat