Lajme nga vendi
VLEN: 38 shqiptarë punësohen në librat amë, ky hov i punësimeve nuk ndalet dot!
Si subjekt që VLEN, me kënaqësi dhe krenari njoftojmë opinionin publik se, për herë të parë pas shumë dekadash, 38 shqiptarë kanë nisur punë në sektorin e librave amë i cili është një hap i madh drejt barazisë, përfaqësimit të dinjitetshëm dhe integrimit real institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Punësimet e qytetarëve tanë tashmë kanë filluar, ky hov nuk ndalet dot. Bllokadat e sponsorizuara nga BDI përmes Taravarit morën fund. Tani çdo ditë e më shumë rritet numri i shqiptarëve që po punësohen në institucione të shumta. Po me këtë ritëm do të vazhdojmë akoma. Ne punësojmë sepse qytetarët tanë janë të aftë për të punuar. Punësimet tona nuk bëhen me kushtëzime e mito, por mbi bazën e meritës dhe parimit që njeriu i duhur në vendin e duhur.
Prandaj, veçojmë rastin që nën udhëheqjen profesionale të Faton Fazliut, po realizohet një transformim rrënjësor në këtë sektor vital për qytetarët. Janë në procedurë të avancuar edhe hapja e zyreve të reja për librat amë në komunat si Çashkë, Bërvenicë, Krushevë, Jegunovcë, Bogovinë dhe Dobridoll, zona këto që për vite të tëra ishin tërësisht të përjashtuara nga shërbimet shtetërore.
Kjo nuk është vetëm një politikë kadrovike, por një akt emancipues, një kthesë historike dhe një dëshmi konkrete se VLEN jo vetëm premton, por vepron. Jemi duke ndërtuar një administratë gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar trajtohet me dinjitet, dhe ku shqiptarët nuk janë më vetëm shikues, por pjesëmarrës aktivë dhe kontribues të shtetit.
Kjo është rilindje institucionale në praktikë. Ky është VLEN, zëri i dinjitetit, veprimit dhe ndryshimit!
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

