Lajme nga bota
E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

Fqinji jonë, Italia është tronditur nga një ngjarje shokuese pasditen e kësaj të marte.
Një 21-vjeçar në Itali ka qëlluar me sëpatë në kokë nënën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Filippo Manni, 21 vjeç, i riu që dyshohet se vrau nënën e tij, Teresa Sommario, 53 vjeç, me një goditje me sëpatë në kokë, u arrit të lokalizohej nga karabinierët në Racale dhe u arrestua.
I riu po shëtiste i lirë nëpër qytet, teksa ishte një kalimtar që e vuri re dhe e raportoi praninë e tij pranë karabinierëve.
Manni u çua në kazermë për t’u marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. / ANSA.
Lajme nga bota
Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Ushtria iraniane goditi një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë të telekomanduar gjatë natës së sotme.
“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në ‘zemrën’ e saj, nga një raketë”, tha Reza Talaei-Nik, zëdhënës i ministrisë iraniane të mbrojtjes.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë se sulmi ishte “një operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara”, duke shtuar se “qendra aktualisht është duke u djegur”.
Nga videot që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë katër raketa hyrëse që godasin pranë raketave interceptuese dhe një vendi ushtarak në Izraelin qendror.
Duke përshkruar raketat iraniane, një zyrtar ushtarak izraelit tha sot se “ka pasur goditje ndaj objektivave civile, si dhe objektivave ushtarake” që nga fillimi i operacionit.
Lajme nga bota
Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.
Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.
Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.
Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”./Al Jazeera
Lajme nga bota
Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Çmimet e naftës në disa bursa ndërkombëtare shënuan rritje për më shumë se 6 për qind të premten, duke e arritur nivelin më të lartë në gati pesë muaj, pasi Izraeli kreu sulme ndaj Iranit, duke i përshkallëzuar në masë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke i shtuar shqetësimet për pengesa ndaj dërgesave të karburanteve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” u rrit për 6,63 për qind dhe shkoi në 73,96 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.
Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.
Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.
Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo./Nacionale
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve