Lajme nga vendi
Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN
Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe kombëtare nga prodhuesi shtetëror turk i industrisë së mbrojtjes Industria Mekanike dhe Kimike (MKE), pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së MKE-së, BORAN, i cili u dërgua gjithashtu në Bangladesh si eksporti i parë i obusëve nga Turqia jashtë vendit, tani është bërë eksporti i parë i obusëve në Evropë me Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 21 dhjetor 2022, gjashtë obusë të lehta të transportueshme nga ajri 105 milimetra dhe municione shoqëruese u dorëzuan me sukses në vend më 6 qershor 2025.
BORAN gjithashtu ka dallimin e të qenit obusi i parë që Turqia eksporton në kontinentin evropian, ka një tytë me diametër prej 105 milimetrash dhe një gjatësi prej 30 kalibrave.
– “Gati për të qëlluar në më pak se një minutë”
Me një peshë prej 1.745 kilogramësh, përfshirë sistemin e kontrollit të zjarrit, BORAN mund të arrijë një rreze veprimi prej 17 kilometrash në nivelin e detit dhe të jetë gati për të qëlluar në më pak se një minutë.
Me një sistem kontrolli zjarri të mbështetur nga GPS, dylbi panoramike dhe aftësinë për t’u vendosur shpejt, BORAN ofron një zgjidhje më fleksibile, efikase dhe më të shpejtë në terren krahasuar me sistemet klasike.
BORAN, i cili është përdorur me sukses në sigurinë e brendshme dhe operacionet e mbështetura nga ajri të Forcave të Armatosura Turke, është projektuar posaçërisht për brigadat komando.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

