Lajme nga vendi
Mexhiti: Pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër, procesverbalet në qeveri do të jenë edhe në gjuhën shqipe
-Ata që akuzojnë, i kanë bërë procesverbalet në gjuhën maqedonase, tha zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në lidhje me publikimin e procesverbaleve në qeveri, shkruan TV21.
Mexhiti tha se që nga dita e djeshme, pa marrë parasysh se kush udhëheq me seancën qeverisëse, procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, respektivisht edhe në gjuhën shqipe.
“Nuk është e vërtetë, procesverbalet në vazhdimësi, pra në qeveritë e kaluara kanë qenë vetëm në maqedonisht, vetëm ata një muaj sa ka qenë Talat Xhaferi kryeministër ka pasur në dy gjuhë, ndërsa 20 vite të tëra BDI-ja, qeveritë e BDI-së i kanë pasur në një gjuhë dhe dje e keni parë edhe dallimin, seancat që i udhëheq unë, dmth janë në dy…edhe procesverbalet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa tash e tutje, për herë të parë, pa marrë parasysh se kush i udhëheq seancat qeveritare, për herë të parë pas 30 viteve, pa marrë parasysh se kush është kryeministër, edhe procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe. Prej kur? Prej dje”, tha Mexhiti.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

