Lajme nga vendi
Prindërit e familjarëve të rastit të Koçanit publikuan kërcënimet që marrin, MPB kërkon t’ua dërgojnë me email

Disa nga prindërit e atyre që vdiqën në tragjedinë e Koçanit ankohen se për një periudhë të caktuar kohore kanë marrë mesazhe me kërcënime dhe përmbajtje të papërshtatshme në rrjetet sociale, dhe disa nga këto mesazhe janë bërë publike.
Sektori i Punëve të Brendshme është gjithashtu në dijeni të rastit.
Ata informojnë se Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme nuk ka marrë ndonjë denoncim, dhe pas marrjes së informacionit nga publiku, po ndërmerr veprime intensive për të hetuar akuzat dhe tashmë po ndërmerr veprime për të zbuluar identitetin e personit që po dërgon mesazhe me kërcënime dhe përmbajtje të papërshtatshme dhe për të përcaktuar besueshmërinë e informacionit në lidhje me të njëjtat.
Ministria e Brendshme u kërkon personave që kanë marrë këto mesazhe të dorëzojnë denoncim në email-adresë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Hetimi fillimisht përfshinte 68 individë dhe tre personave juridikë, por së fundmi, Prokuroria njoftoi se akuzohen 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë dhe se është ndërprerë procedura për dy ish-ministra.
Lajme nga vendi
Kontrolli i DAP-it për fiskalizimin, parregullsi tek 30 për qind e subjekteve, katër mbyllen

Kater subjekte juridike janë mbyllur, prej të cilëve tre në Ohër dhe një në Strugë, për shkak të mosdhënies së faturave fiskale. Kontrolli i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, i zbatuar nga 28 korriku deri më 3 gusht në shumë qytete, përfshirë edhe vendet turistike, ka treguar se tek 30 për qind e objekteve të kontrolluara janë konstatuar parregullsi në përputhje me Ligjin për regjistrimin e qarkullimit të parave të gatshme.
Në kontrollë janë përfshirë, restorante, kafe-barë, banak plazhi, ëmbëltore, markete, dyqane për rroba dhe bizhuteri, hotele, transportues automjetesh, parkingje dhe subjekte të tjera tregtare për shitje me pakicë.
“Nga 214 subjekte të kontrolluara, tek 30,8 për qind, gjegjësisht tek 66 prej tyre, janë konstatuar parregullsi në përputhje me Ligjin për regjistrimin e qarkullimit të parave të gatshme. Për parregullsitë e konstatuara janë marrë 66 masa sanksionuese – gjoba, të cilat do të shqiptohen në përputhje me madhësinë e subjektit. Për katër, gjegjësisht tre subjekte nga Ohri dhe një nga Struga, për shkak të mosdhënies së faturave fiskale për herë të dytë brenda një periudhe dyvjeçare, është shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm për ushtrimin e aktivitetit (shtypje)”, informojnë nga DAP-i.
Numri më i madhë i kontrolleve janë kryer në Strugë, Ohër dhe Manastir (126) ku janë konstatuar 29 parregullsi, prej të cilave 11 në Strugë dhe 18 në Ohër.
Në kryeqytet janë kryer gjithsej 14 kontrolle, ku janë konstatuar katër parregullsi. Në Prilep janë kryer shtatë kontrolle, ndërsa janë konstatuar tre parregullsi. Në Tetovë dhe Gostivar janë kryer 32 kontrolle dhe janë konstatuar 14 parregullsi, nga të cilat 13 në Tetovë dhe një në Gostivar. Në Shtip, Negotinë, Demir Kapi, Kavadarc, Veles dhe Kumanovë janë kryer 35 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 16 parregullsi, edhe atë një parregullsi në Negotinë dhe Kavadarc, dy në Demir Kapi, tre në Shtip, katër në Veles dhe pesë parregullsi në Kumanovë.
Lajme nga vendi
27 shqiptarë punësohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor

Në kuadër të përpjekjeve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore, janë realizuar 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
Nëntë vjet nga përmbytjet katastrofale në Gazi Babë ku humbën jetën 22 persona

Sot bëhen nëntë vjet nga përmbytjet katastrofale në Hasanbeg, Stajkovc dhe fshatrat përreth, ku humbën jetën 22 persona.
Gjatë motit të paprecedent dhe përmbytjes shkatërruese u shpëtuan mijëra qytetarë, ndërsa jetën e humbën 22 persona. Viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçar nga fshati Stajkovc.
Të ndjerët nga kjo fatkeqësi natyrore ishin nga rajonet e fshatrave Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovcë dhe Haraçinë. Shumica e viktimave humbën jetën në rrethrrotullimin e Shkupit, ndërsa disa u mbytën nëpër shtëpitë e tyre, të zënë nga uji dhe pa mundësi për të dalë.
Brenda 24 orëve të datës 6 gusht 2016, në Shkup ranë 92.9 litra shi për metër katror, ndërsa në dy orët e para të stuhisë u regjistruan mbi 800 rrufe.
Qytetarët nga e gjithë Maqedonia, të koordinuar nga Kryqi i Kuq, Shtabi i Krizës dhe institucionet përkatëse, u solidarizuan ditët në vijim për të grumbulluar ndihma të domosdoshme për të prekurit.
Data 8 gusht 2016 u shpall Ditë Zie.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve