Lajme nga vendi
Ky është parashikimi i motit për sot

Moti me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite pritet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 37 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 36 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Ribalanci i buxhetit në mbledhje të Qeverisë, paralajmërohen më shumë mjete për komunat dhe për paga më të larta

Në mbledhje të Qeverisë sot do të shqyrtohet ribalanci i Buxhetit, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili u përgjigj në pyetje ku do të shkurtohet dhe ku do të ketë më shumë para me ribalancin e ri. Ai theksoi se në ribalancin e ri të buxhetit do të ketë më shumë para për komunat, paga më të mëdha, pensione, si dhe për shëndetësinë.
“Aty janë mjetet për ato projekte, të cilat janë në kuadër të njësive të vetëqeverisjeve lokale, mjete për më shumë subvencione, paga më të larta, pensione, etj, dhe shëndetësi. Por, pastaj të themi pas miratimit të Propozim-buxhetit në lexim të parë në kuadër të mbledhjes së qeverisë kjo supozoj do të sqarohet para mediave”, deklaroi Mickoski.
I pyetur për raportin e Entit Shtetëror të Statistikave në lidhje me bujqësinë, ku janë shënuar inpute më të mëdha dhe autpute më të mëdha dhe është pozitive për bujqit dhe çka mund të presin nga ribalanci i buxhetit, Mickoski u përgjigj se kjo është absolutisht e saktë, ka rritje të çmimeve ndaj blerësve dhe më shumë para për bujqit në investime të reja.
“Absolutisht kjo është e saktë dhe këtë e tregon Raporti i ri i Entit Shtetëror të Statistikave dhe kemi rritje dyshifrore të autputit, gjegjësisht rritje të çmimeve ndaj blerësve, që në përgjithësi shkon për eksport dhe do të thosha të parëndësishëm prej 1,2 për qind input të rritur, kjo në shpenzimet, në anën e shpenzimeve të bujqve dhe kjo është tashmë disa muaj dhe kjo është e shkëlqyer, parametër i shkëlqyer. Kjo nënkupton më shumë para për investime, më shumë para për bujqit”, tha Mickoski.
Sa i përket mbështetjes të cilën e jep Qeveria, kryeministri Mickoski theksoi se vitin e kaluar është dhënë mbështetje për bujqit më shumë se 8,6 miliardë denarë.
Lajme nga vendi
Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, ndodhën momente tensionuese, të shoqëruara me incidente dhe përpjekje për konfrontime fizike midis disa prej këshilltarëve.
Atmosfera ishte jashtëzakonisht e elektrizuar, ndërsa debati midis anëtarëve të Këshillit përshkallëzoi deri në konflikt të drejtpërdrejtë verbal dhe fizik.
Në konfrontimin fizik u përfshinë këshilltarët Aki Akiov dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirce Stojkov.
Siç raportohet, në këtë incident ka intervenuar edhe policia.
Lajme nga vendi
PUSHIMET VERORE, JO TË GJITHË MUND TË SHIJOJNË BREGDETIN

Me fillimin e sezonit veror shumë qytetarë planifikojnë pushimet në destinacione të ndryshme, disa zgjedhin bregdetin shqiptar ndërsa të tjerë planifikojnë destinacione më të largëta, të cilat I përgjigjen buxhetit të tyre.
Edhe këtë vit agjenci të ndryshme turistike ofrojnë oferta të shumta për pushimet verore. Në krahasim me vitet e kaluara, çmimet këtë verë janë më të larta. Krahas bregdetit shqiptar, ndër destinacionet më të preferuara janë Turqia dhe Greqia, thotë operatorja turistike Albana Bislimi.
ALBANA BISLIMI – Operatore Turistike
Shumë banorë të Tetovës, pavarësisht dëshirës së tyre që ta kalojnë një pjesë të pushimeve në bregdet, nuk kanë mundësi financiare ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ka edhe nga ata që arrijnë të shkojnë. Të rinjtë kryesisht pushimet i kalojnë me shoqëri, por disa nga ta vazhdojnë të shkojnë për pushime me familjet. Disa banor thonë se kushtet e rënda ekonomike nuk u lejojnë që as atë planifikojnë pushime këtë verë, por ka edhe të tillë që ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë.
Ndryshe, bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet ndër destinacionet më të frekuentuara jo vetëm nga shqiptarët por vecanërisht nga të huajt. Vitet e fundit, riviera mahnitëse Shqiptare është pagëzuar si “Maldivet e Evropës” nga turistët e huaj./TV KOHA/
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve