Sports
BOTËRORI I KLUBEVE: BOTAFOGO MUNDI PSG, INTER MIAMI MUNDI PORTON

Botërori i klubeve që mbahet në SHBA, vazhdon sipas orarit të paraparë, ndërsa befasia më e madhe deri tash në ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Kampioni në aktual i Evropës Paris Saint-Germain, u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo, me rezultatin 0-1,në ndeshjen e zhvilluar stadiumin “Rose Boël”,
Autor i golit të vetë ishte Igor Jesus në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.
Me këtë fitore, Botafogo tani shkon në 6 pikë në vendin e parë, tri më shumë se PSG dhe Atletico Madrid që ndajnë pozitën e dytë ,
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Inter Miami-t ndaj ekipit portugez Porto me rezultatin 1-0 me golin që e realizoi Lionel Messi nga goditja e lirë. Kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
KV SHKËNDIJA VIJON PËRGATITJET INTENSIVE PËR SEZONIN E RI

Klubi i volejbollit Shkëndija ka filluar përgatitjet intensive për kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj që fillon më 25 tetor. Ditëve në vijim priten edhe prurje të reja.
Në pritje të kampionatit të ri 2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve, klubi i volejbollit Shkëndija nga fillimi i shtatorit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri që do të fillon më 25 tetor. Shkëndija fazën e parë e ka zhvilluar në terren të hapur ndërsa nga 15 shtatori është duke punuar edhe në sallë. Këtë për televizionin koha e deklaroi trajneri Durim Luma
‘’Gjithsesi se prej 1 shator 2025 filluam me përgatitje . Në dy javët e para përgatitje fizike, ndërsa prej dje startuam edhe me stërvitjet në sall me ushtrime tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm i cili sipas të gjitha gjasave do të startoj me 25 tetor, ndërsa ne do të mundohemi të jemi sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma
Ekipi i Shkëndijës gjatë fazave përgatitore padyshim se do të sjell edhe përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve kontrolluese me ekipe në afërsi të Tetovës dhe nga Kosova
‘’Po pas largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i cili i dha fund karrierës së tij aktive dhe ne sigurisht se jemi pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me disa lojtarë, po besoj se gjatë javës së ardhshme do ti konkretizojmë të gjitha bisedat dhe besoj se do arrijmë edhe marrëveshje për përforcim të ekipit” deklaroi trajneri Luma
Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë e veteranëve
‘’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet për turnirin e ardhshëm që do të mbahet më 21 shtator këtu në Tetovë. Organizator është ekipi i veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në përball këtë javë në këtë turne do ta kemi ekipin e Skopje Veterani. Besoj se po që se arrijmë të fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist se këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat neve mund të arrijmë’’ tha trajneri Luma
Sports
REPREZENTACIONI VIJON PËRGATITJET TAKITKE KUNDËR BELGJIKËS

Me një atmosferë të nivelit të lartë reprezentacioni ynë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese në Grupin J, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. Futbollisti Trapanovski thotë se nuk duhet harxhuar fjalë për cilësitë individuale të Belgjikës.
Përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll vetëm pas pesë ditëve e pretë një ndeshje shumë e vështirë pasi në arenën “Todor Proeski” në Shkup , përballemi me Belgjikën në kuadër të grupit J, për kualifikim për Botërorin e vitit 2026 që do të mbahet SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas një jave përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së atmosfera në grup është në nivelin më të lartë, këtë e deklaron edhe futbollisti Kristjan Trapanovski nga i cili pritet të japi më të mirën nëse seleksionuesi Milevski do ti besonte një vend në formacionin e parë, thot; se Belgjika ka top lojtar për të cilët nuk duhet harxhuar falë për cilësinë e tyre individuale
“Mendoj se jemi të përgatitur dhe të gatshëm . Kemi respekt ndaj çdo kujt por motivimi është nivelin e lartë dhe shpresojë se do të japim më të mirë së pari kundër Belgjikës dhe më pas edhe kundër Kazakistanit. Realisht dhe sinqerisht t’ju them se ata kanë individualisht; kanë top lojtar, por jam i mendimit se faktikisht jemi mirë të përgatitur dhe mund t’ju bëjmë ballë. Mendoj se pjesa taktike do të jetë më e rëndësishme ndërsa nuk duhet të harxhojmë fjalë për cilësinë e tyre individuale” deklaroi Trapanovski
Kujtojmë se Maqedonia e veriut në grupin J, është së bashku me Belgjikë, Uellsin , Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Pas dy xhirove të zhvilluara kryeson Maqedonia me 4 pikë, para Uellsit që gjithashtu ka 4 pikë, Kazakistanit me 3 pikë, ndërsa Belgjika e cila nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe Lihtenshtajni nuk kanë asnjë pike. Më 6 qershor takohen: Maqedonia – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Kazakistani,
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga bota
LIGA EVROPA: SOT ZHVILLOHEN 8-të TAKIMET E PARA TË PLAY OFF-it

Sonte në program janë tet; ndeshjet e fazës së play off-it në kompetiocionin e dytë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, pra zhvillohen ndeshjet e plaz off-it në Liga Evropa. Ndeshje më interesante padyshim se është dueli që zhvillohet në stadiumin ‘’Estádio do Dragão’’ të Portos në Portugali mes ekipeve Porto dhe Roma .
Fenerbaheçe e Zhoze Murinjos do të presë Anderlehtin, ndërsa Gallatasaraj do të udhëtojë drejt Holandës, ku do të përballet me AZ Alkmar. Katër takime do të zhvillohen në orën 18.45 minuta, ndërsa katër të tjerat, janë planifikuar për orën 21.00.
Liga Evropa – Play Off. Takohen:
Fenerbahçe –Anderleht 18:45
Ferencvarosh-Vik. Plzen 18:45
Midtjiland -R. Sosiedad 18:45
Union SG –Ajaks 18:45
Tuente – Bodo/Glimt 21:00
PAOK –FSB 21:00
Az Alkmar–Gallatasaraj 21:00
Porto – Roma 21:00
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve